Mirëqenie

May 2, 2016 | 10:51

Scrub: Disa metoda për pastrimin e lëkurës

Pastrimi në thellësi i lëkurës do të thotë rini e saj. Pa shpenzime të tepërta e në kushte optimale, në shtëpi, mund t’ia dilni mbanë duke ndjekur disa hapa të thjeshtë. Mjafton të bëni bashkë pak lëndë natyrale dhe rigjenerimi i lëkurës suaj do të jetë i përkryer për çdo zonë të trupit. Ju sugjerojmë se një peeling i bërë nga duart e tua një herë në javë, është zgjidhja e duhur për ushqyerje, butësi dhe shkëlqim të lëkurës suaj.

Buzët

Gjatë dimrit buzët janë një nga pjesët e trupit që shumicën e kohës janë të ekspozuara ndaj të ftohtit. Rezultati? Plasaritje, thatësi, mungesë hidratimi. Për përmirësimin e aspektit thelbësor në raste të tilla, vendosni që në përditshmërinë tuaj, (të paktën një herë në javë) një scrub delikat që eliminon lëkurën e dëmtuar dhe qelizat e vdekura, duke risjellë shkëlqim, butësi dhe ngjyrën rozë.

Fytyra

Ëndrra e çdo femre është të ketë një lëkurë perfekte dhe të qetë. Përgjatë stinës së dimrit si pasojë e motit të keq dhe ulje-ngritjeve të temperaturës, duket një rezultat i pamundur. Ekziston në fakt një ilaç fare i thjeshtë, siç është scrub-i. Ai favorizon zëvendësimin e qelizave, duke eliminuar ato të vdekurat, që krijojnë trashësi dhe errësim të fytyrës; detoksifikojnë lëkurën dhe i falin asaj qetësi përmes mikro-qarkullimit duke i dhuruar shkëlqim dhe freski.

Trupi

Nga nxitimi për t’u veshur trashë dhe rëndë me rroba të ngrohta për të na mbrojtur nga të ftohtit, është e lehtë të lësh pas dore kujdesin ndaj trupit. E kjo ndodh pikërisht në stinën e ftohtë, që duhet pranuar se ka vend për më shumë vëmendje. Për mbrojtjen e lëkurës, të butë, si formë parapërgatitjeje në pranverë, scrub-i ndihmon në trajtimin, pastrimin e thellë që nuk duhet lënë pas dore. Mjaftojnë disa minuta për përgatitjen dhe pastrimin më tej deri në thellësi për të arritur efektet e mahnitshme.

Duart

Shpesh harrohet, por duart në të vërtetë janë një nga pjesët më të përdorshme dhe të dukshme të trupit tonë. Kontakti i vazhdueshëm me detergjentet, ujin dhe agjentët e tjerë atmosferikë, shkakton dehidratimin dhe ndryshimin e PH nga normalja. Për korrigjimin është i rëndësishëm aplikimi i një produkti kurues, të paktën një herë në javë. Duart mandej do të jenë më të buta, të qeta dhe të përsosura.

Shputat

Të kujdesesh për shputat e këmbëve është një veprim shumë i rëndësishëm. Këmbët kurohen ashtu si të gjitha pjesët e trupit, si gjatë verës edhe përgjatë vitit. E rëndësishme është përqendrimi prej 10 minutash trajtim rigjenerues në ujë të ngrohur, ndjekur pas nga një trajtim me scrub apostafat për këmbët. Gjithçka ndihmon në pastrimin e lëkurës së thatë, të fortë dhe kallove nëpër gishta.

Këmbët

Këmbët kanë absolutisht nevojë për kurim të rregullt, në mënyrë që të duken të qeta dhe të buta. Për këtë ato duhen ‘ushqyer’. Përmes pastrimit me kremin e nevojshëm, kjo ndihmon gjithashtu dhe në parandalimin e rritjes së qimeve nën lëkurë. Përdorimi i scrub-i është një metodë e shkëlqyer për të hequr qelizat e vdekura në sipërfaqe, për të stimuluar mikro-qarkullimin dhe qetësimin e këmbëve.

TË BËRA VETË

coffee-scrubScrub me kafe kokrrizë

Përse kafeja? Sepse kafeina luan dy role të rëndësishme: lufton dhe parandalon formimin e variçeve dhe punon në akumulimin e celulitit, duke favorizuar thithjen, gjithashtu ka një funksion antioksidant. Është e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë delikat. Scrub-i me kafe dhuron butësi dhe ndriçim për lëkurën tuaj.

Përbërja: Përzini 500 gr. pluhur kafe me 1 kg. sheqer kafeje dhe trazojini duke i shtuar vaj ulliri. Është i rëndësishëm aplikimi me masazhe qarkulluese në të gjithë trupin, përpara banjës apo dushit.

lemon-sugar-body-scrubScrub me limon

Përse duhet limoni? Sepse ai ndihmon në bukurinë e epidermës. Acidi citrik rinovon qelizat. Që në shekullin e tetëmbëdhjetë limoni është përdorur për të zbardhur lëkurën. Përveç kësaj, studimet shkencore kanë kërkuar mbi efektin e dobishëm që limoni shkakton gjatë dietës dhe në metabolizëm. Sipas disa studiuesve, shtimi i këtij fryti do të krijonte përfitime për trupin tonë.

Përbërja: Shtoni 4 lugë kafeje kripë të trashë, 6 pika limon. Përzierja duhet të bëhet lehtë dhe në mënyrë të ngadalshme në mënyrë rrethore.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Scrub me sheqer

Sheqeri është i rëndësishëm sepse duke qenë një përbërës pluhur, lehtëson presionin e lëkurës dhe favorizon rigjenerimin dhe eliminimin e lëkurës së vdekur që dëmton poret. Në këtë mënyrë sheqeri ndihmon shtresat e reja të lëkurës për të rigjallëruar qelizat e reja.

Përbërja: Përzihet sheqeri me vaj ulliri deri në formimin e një pelteje të trashë. Mund të përdoret për trupin dhe fytyrën, por me shumë kujdes, duke shmangur zonën e syve.

 

Sea-SaltScrub me kripë

Kripa është një aleat optimal i linjës për kujdesin e trupit. E tretur në një vaskë plot me ujë ndihmon lëkurën të thahet ndërsa përhapja në lëkurë ndikon në zbutje dhe efektin e kurimit e pastrimit të saj.

Përbërja: Hidhni pak kripë në një enë, shtoni vaj ulliri dhe përziejini dy përbërësit me kujdes, duke u siguruar se kripa e ka thithur mirë vajin për të krijuar mishelën e duhur. Kujdes në masazhim. Ai duhet të jetë i butë, pa e irrituar lëkurën. Scrub-i duhet të lihet për 10 minuta dhe pastaj të bëhet shpëlarja me ujë të freskët. Kjo përmbajtje mund të përdoret si për trupin dhe fytyrën.

chocolate-sugar-face-scrubScrub me çokollatë

Çokollata është një produkt efikas i bukurisë përdorur edhe në qendrat estetike, siç njihet ndryshe, terapia me çokollatë. Jo vetëm që është e pasur me substanca hidratuese dhe ushqyese që e bëjnë lëkurën më të bukur, por ka fuqinë dhe është në gjendje të luftojë qelizat e vdekura dhe të plakjes në lëkurë.

Përbërja: Në një tas me gjalpë kakaoje shtoni çokollatë dhe gjysmë tasi sheqer kafeje. Përziejini mirë deri në kompaktësi homogjene. Ky scrub përveçse kuron lëkurën, rezulton të jetë shumë ushqyes dhe lë një arome të pëlqyeshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top