A keni menduar ndonjëherë që disa nëna duken shumë të kënaqura dhe të sigurta në rolin e tyre, ndërsa disa janë të lodhura dhe kjo gjë u reflektohet nga shumë larg. Si ia dalin që shumë nëna të qëndrojnë të qeta ndërsa të tjerat të reagojnë dhe sresohen për problemin më të vogël?
Më poshtë do të lexoni sekret e mamave të lumtura:
I mësojnë fëmijët të jenë të pavarur
Kjo, natyrisht nuk nënkupton që t’i lejoni të bëjnë çfarëdo që të duan. Nëna e mençur e di që fëmija dy -vjeçarë mund ta vendosë pjatën e tij për ta larë, katër -vjeçari mund të lyejë vet bukën me gjalpë, shtatë- vjeçari mund të ndihmojë në pastrim. Natyrisht, nuk duhet të prisni përsosmëri, mjafton t’i vëzhgoni se çfarë mund të bëjnë dhe do të kuptoni se çfarë detyrash t’u jepni.
Nuk kanë komplekse dhe i besojnë instikteve të tyre
Nënat e kënaqura e dinë që të jesh nëna më e mirë, nuk nënkupton të jesh nënën e përkryer.
Shpesh thonë “Edhe kjo do të kalojë”
Nuk do të thotë që duhet injoruar sjellja e padisiplinuar, por këto nëna e dinë që pjesa më e madhe e “sjelljeve të këqija” të fëmijës, thjeshtë kalon me kohën dhe janë kapriço të momentit. Nënat e mençura janë të vetëdijshme për zhvillimin e fëmijës dhe nuk presin nga fëmija që të dalë jashtë mundësive të veta.Mendojnë për veten, nuk u intereson se çfarë mendojnë të tjerët
Kanë edhe “diçka tjetër”
Kjo mund të jetë ndonjë punë e vogël apo hobi, por ato janë të vetëdijshme që fëmijët një ditë do të rriten, dhe kështu ato i sigurojnë vetes interesa për tejkalimin më të lehtë të atij çasti./ bebaime.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.