Është koha që të nxirrni të pathënat. Një studim i kohëve të fundit pretendon se të mbajturit sekrete mund të dëmtojë shëndetin, pasi brengat e brendshme shkaktojnë stres, probleme me pagjumësinë, rrudha dhe sëmundje të ndryshme. Shkencëtarët thonë se 95 përqind e njerëzve mbajnë mesatarisht 13 sekrete në të njëjtën kohë, 5 prej të cilave janë aq private sa nuk fliten kurrë me zë të lartë.

Dr. Michael Slepian, i cili udhëhoqi këtë studim, doli në përfundimin se frekuenca e të menduarit të sekreteve, jo fshehja e tyre, ishte arsyeja kryesore e rritjes së nivelit të stresit. Më parë ai mendonte se “pesha” e një sekreti ndikonte në shëndetin mendor. Megjithatë, në këtë studim të ri, ai dalloi se në fakt ishte koha që njerëzit shpenzojnë duke menduar për një sekret, ajo që çonte në probleme serioze. Ekspertët zbuluan gjithashtu se ndër sekretet më të zakonshme janë fantazitë seksuale për një person tjetër që nuk është partneri, apo të paturit një lidhje seksuale me dikë tjetër, që sërisht nuk është partneri. Sekretet e tjera të zakonshme janë orientimi seksual, mungesa e vetëvlerësimit, Ònancat, performancë e dobët në punë, varësia apo të paturit një abort. Këto mendime të pazbuluara, sipas ekspertëve mund të shkaktojnë hormone të stresit, të tilla si kortozoli. Nivele të larta të kortizolit mund të çojnë në probleme të zorrëve, presion të lartë të gjakut, probleme me metabolizmin, plakje dhe sistem të dobët imunitar./tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.