Disa sekrete janë të padëmshme, disa të tjera mund të ndikojë rëndshëm jetën tonë dhe të atyre që njohim. Sido që të jenë sekretet, nëse nuk i themi, na dëmtojnë shëndetin. Ky është përfundimi i një studimi të “Tufts University” në ShBA, i botuar në revistën shkencore “Journal of Experimental Psychology”.
Shkencëtarët amerikanë arritën të bënin këtë studim me ndihmën e 1000 vullnetarëve, të cilët jo vetëm kanë treguar sekrete të parrëfyeshme (rreth 13 mijë sekrete), por edhe ndjesitë negative që kanë pasur duke i mbajtur brenda vetes këto sekrete. Në veçanti, nevoja për të mos i treguar askujt një të fshehtë që mësojmë, gjeneron ankth dhe kërkon një sforcim të madh emotiv dhe psikik.
Për të përshkruar një ndjesi të tillë, studiuesit kanë përdorur një metaforë preçize, ajo për të mbajtur mbi shpatulla një çantë plot me gurë. Jo rastësisht, kur themi një sekret, ndodh që të përjetojmë një ndjesi mirëqenieje.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 139
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.