Të lashtët e kanë quajtur këtë produkt “i artë” dhe jo më kot! Vaji i ullirit është një bazë e mirë për shumë kremra për flokët dhe trupin, shampo dhe locione të ndryshëm.
Fletët e lakrës
Ky truk është përdorur nga nënat që u jepnin gji fëmijës, për mijëra vite. Lakra e bardhë njihet për vetitë e saj qetësuese dhe kuruese e në këtë rast për lehtësimin e dhimbjeve të gjoksit apo irritimet që shkaktohen në këtë proces.
Pëlhurë e ashpër në vend të skrabit
Kur nuk ishte shpikur akoma skrabi me kokrriza, një copë kryesisht e ashpër në përbërje, si p.sh ajo prej leshi, funksiononte perfekt në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës.
Dushet
Gratë e lashta romane kalonin orë të tëra në hamamet e tyre, duke shijuar biseda të gjata e duke ndërruar ujin e ftohtë me atë të ngrohtë.
Aromaterapia
Masazhi gjithmonë ka qenë i preferuari i shumë femrave të bukura, sidomos kur procesit i shtohen edhe kremrat dhe vajrat me aroma të ndryshme esenciale, seanca bëhej një ëndërr e bërë realitet!
Depilimi
Asnjë se ka zbuluar idenë e të përdorurit sheqer për depilimin e qimeve, edhe pse është një metodë mijëra vjeçare femrat ishin të magjepsura për rezultatin dhe për efektin që zgjat.
Mjalti
Mjalti gjithashtu njihet për kualitetet e larta në fushën e bukurisë. Maska anticelulit apo fytyre, mund t’i përgatisni më së miri edhe në shtëpi, pa shpenzuar fatura të mëdha nëpër qendrat estetike.
Maskat me vezë
Ka pafund receta me përmbajtje të vezës, por esenca mbetet e njëjtë. Maskat me vezë i bëjnë flokët tuaj më të fortë dhe të shndritshëm në çdo kohë.
Krem me petale trëndafili
Trëndafilat si flagrancë, kremi për lëkurë më të butë se asnjëherë. Receta është sa e thjeshtë aq edhe brilante.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.