Marrëdhënie

August 29, 2019 | 8:10

Sekretet e dashurisë: para se të jeni prindër duhet të jeni çift

Cilat janë sekretet e dashurisë? Çfarë e forcon një marrëdhënie ditë pas dite edhe pas një tronditje të fuqishme që vjen pas lindjes së një fëmije?

Pasi të bëheni me fëmijë është normale të lini pas dore jetën në çift për t’i kushtuar më shumë vëmendje fëmijës. Në fund të fundit, tashmë ju duhet të kujdeseni për një krijesë të pambrojtur, përgjegjësitë rriten, ndërsa koha për interesat tuaja zvogëlohet.

Nganjëherë si pasojë e këtyre sjelljeve partnerët mund të largohen nga njëri-tjetri. Shumë shpesh nëna e re merr këtë qëndrim dhe burrat e lënë pas dore përfundojnë duke vuajtur nga ky izolim. Sipas një studimi të Universitetit të Bowling Green State, fëmijët që jetojnë në situata paqësore familjare kanë më shumë të ngjarë të kenë një stabilitet më të madh emocional. Dhe gjithashtu, të zhvillojnë lidhje pozitive dhe të shëndetshme me ata rreth tyre.

Të kujdesesh për martesën tënde është një përfitim për të gjithë familjen, veçanërisht për fëmijët. Mos harroni se përpara se të jeni prind, jeni edhe shok, jo vetëm mami ose babi dhe ky është hapi i parë për të arritur qetësi emocionale.

Mbajtja e një marrëdhënieje të mirë kur ka fëmijë në mes nuk është e lehtë. Por ka disa gjëra që mund të bëni, të cilat mund të shmangin humbjen e bashkëpunimit.

  1. Shikoni një film së bashku

Kaloni kohë së bashku, të shtrirë në shtrat duke parë një film, ndërsa fëmijët tuaj flenë.

  1. Përgatitni bashkë darkën

Gatimi së bashku mund të jetë argëtues dhe gjithashtu një mënyrë e mirë për të kaluar kohën me partnerin tuaj. Gjatë këtyre momenteve të veçanta, harroni celularët, angazhimet dhe shqetësimet: jeni vetëm ju dy.

  1. Dilni së bashku

Në kinema, koncert, në muze ose një shëtitje në park. Çdo vend që dëshironi të vizitoni së bashku. Lërini fëmijët me gjyshërit dhe kaloni një ditë të paharrueshme.

  1. Luani së bashku

Qeshni dhe luani njësoj siç bënit kur ishit të rinj dhe të fejuar. Qeshja është thelbësore për mirëqenien e çiftit.

Sigurisht këto janë vetëm disa shembuj, që mund t’i japin frymëzim imagjinatës suaj. Por gjithmonë mos harroni se dialogu është baza për një marrëdhënie të mirë. Nëse ka probleme, nëse ka një largim, mos kini frikë të pyesni se çfarë nuk shkon.

Shumë shpesh partneri duhet vetëm të ndjehet i dashur, i përkëdhelur dhe i dëgjuar. Para se të jini prindër, jini një çift dhe nga dashuria juaj lindin fëmijët tuaj të bukur. Kujdesuni për të dhe kurrë mos e lini të zbehet duke e marrë si të mirëqenë.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top