Lifestyle

March 28, 2017 | 11:11

Sekretet e fytyrës djaloshare të Leonardo Di Caprios

Aktori, i cili mbushi 42-vjeç, ka një fiksim me pamjen, shëndetin dhe pastërtinë e lëkurës së tij. Për këtë ai është i gatshëm të provojë çdo program që mund t’i sigurojë një fytyrë djaloshare. Kremrat dhe masazhet janë vetëm baza e rutinës së tij, por ka shumë më tepër.

1

Sekretet e bukurisë së Di Caprio-s:

Dushet me vitaminë C – ai ka instaluar në banesën e tij në Nju Jork një dush me një sistem që shpërndan vitaminë C, e cila ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe përtëritjen e lëkurës.

Bletët në fytyrë – metoda e njohur tashmë, përdoret nga Kim Kardashian dhe Gwyneth Paltrow, e cila stimulon rinovimin e qelizave.

Ajo që ka rëndësi është të shprehurit – Leo ka punësuar një estetiste që vjen çdo muaj nga Australia për të bërë të përsosura vetullat e tij.

Zbavitja – Sipas një miku, aktori shpenzon rreth 25 mijë $ në muaj për të qëndruar i ri. Paratë e shpenzuara janë për dy trajtime në javë për fytyrën, fluturimet nga Australia të estetistes së vetullave dhe të gjitha produktet e bukurisë që blen.

Një dietë e re – Leonardo Di Caprio sigurisht nuk është i njohur për fizikun e tij. Disa herë aktori është ngacmuar gjatë karrierës së tij si shumë i dobët dhe në kohët e fundit se ka vënë bark. Pesha e tij ndryshon vazhdimisht në varësi të punës dhe periudhave, por kohët e fundit ylli i kinemasë Hollivudiane ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht dietën e tij dhe të bëhet vegjetarian.

Fitness – Leo ndihmohet nga trajneri i tij personal Gregory Joujon Roche, i cili e ndjek atë për gjashtë ditë në javë për 90 minuta. Metoda e tij përpiqet të përqendrohet në mënyra më të shpejtë për të djegur yndyrën ose të bëjë masë. Për këtë bëjnë ushtrime kardio, yoga, artet marciale dhe peshat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top