Informacioni i ruajtur në kujtesën tonë fillon në javët e para të jetës.
Studiuesit bashkëkohorë madje theksojnë se njohuritë themelore të një personi fitohen gjatë viteve të para të jetës së tij.
Fëmijët e vegjël, janë ‘të armatosur’ me një aftësi të habitshme të të mësuarit. Truri i tyre thith si një sfungjer dhe ruan çdo pjesë të re të informacionit, por kjo varet nga ne nëse u japim atyre stimujt e duhur. Sepse kur një fëmijë lind, ka një numër të caktuar të qelizave nervore që megjithatë formulohen bazuar në stimujt e jashtëm. Çdo herë që ju bombardoni fëmijën tuaj me stimujt e duhur, qelizat e trurit të tij krijojnë lidhje midis tyre. Përveç kësaj, çdo njohuri e re nuk është asgjë më shumë se një lidhje midis dy ose më shumë qelizave nervore.
Studimet neurologjike të kohëve të fundit kanë treguar se për çdo funksion njerëzor ka “dritare të të nxënit”. Kjo është, periudha specifike kohore gjatë së cilës mësohen funksione të ndryshme. Kur kalon koha dhe dritaret e të mësuarit janë të mbyllura, aftësia për të mësuar është e kufizuar.
Studiuesit theksojnë se kujtesa evolon nga përvojat që fëmija fiton ndërsa zhvillohet. Kështu, nga mosha 3-6 muajsh foshnjat fillojnë të reagojnë për përvojat që stimulojnë shqisat e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.