Të kesh një martesë të suksesshme kërkon shumë “punë”. Shpesh nuk e kuptoni përse gjërat shkojnë keq dhe përse nuk po funksionojnë siç ju realisht dëshironit. Duhet të përpiqeni të shikoni praktikat dhe zakonet tuaja të përditshme, sepse aty gjendet çelësi për të rikthyer një raport të shëndetshëm e të lumtur.
5 zakonet për një martesë të shëndetshme
Kultivoni një pasion të shëndetshëm
Në fillimet e marrëdhënies, ju e keni gjithë kohën mendjen te njëri-tjetri. Por kjo gjë nuk vazhdon gjithmonë njësoj. Kështu, duke kultivuar të njëjtat pasione së bashku, ju do të keni më shumë mundësi të kaloni kohë cilësore në prani të njëri-tjetrit.
Bëni prioritet emocionet pozitive
Në fillimet e një lidhjeje, emocionet pozitive vijnë natyrshëm. Më vonë duhet të përpiqeni t’i kushtoni rëndësinë e duhur, sepse vjen një moment që ju jeni shumë rehat me njëri-tjetrin dhe gjërat që në fillim ju jepnin emocion e lumturi, tashmë bëhen rutinë. Kështu duhet të jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave që ju bëjnë të lumtur.
Përjetojini dhe shijojini eksperiencat
Kur bëni diçka të bukur, lëreni veten të lirë ta shijoni plotësisht. Studimet kanë treguar se nëse i shijoni gjërat të paktën 15 minuta, duke folur për to, duke i rrëfyer partnerit si ndiheni për to etj., kjo rrit kënaqësinë.
Fokusohuni në forcën e karakterit
Cilat janë pikat më të forta të karakterit të partnerit? Po tuajat? Pasi t’i keni identifikuar, flisni me njëri-tjetrin për to në mënyrë që t’i përdorni sa më mirë që të jetë e mundur si dhe të tentoni t’i përforconi.
Praktikoni mirënjohjen
Mos e merrni partnerin dhe dashurinë e tij për të mirëqenë. Duhet të jeni mirënjohës për marrëdhënien tuaj, për gjithçka pozitive që ai ju fal.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.