Në periudhën e verës të gjithëve na kap mania e nxirjes. Të gjithë duam të nxihemi shpejt, por në një mënyrë të shëndetshme, pa rrezikuar shëndetin e lëkurës sonë. Përveç zgjedhjes së kremit të duhur që na mbron nga dielli dhe çdo produkti që përshpejton nxirjen, lind nevoja edhe e zgjedhjes së ushqimit, ku falë marrjes së vlerave ushqyese, vitaminave dhe mineraleve, mund të arrijmë një nxirje sa më të lehtë.
Ushqimet që përshpejtojnë nxirjen: Sekreti i parë është të hani ushqime me betakarroten, një pigment vegjetal që favorizon prodhimin e melaninës, përgjegjëses për ngjyrën e errët të lëkurës. Pra, mos harroni në frigorifer nuk duhet të mungojnë karotat, radhiqet, specat e domatet. Ndërsa fruta janë ato të stinës, kajsitë, pjepri, qershitë e pjeshkët. Për të mos u nënvlerësuar edhe perimet jeshile si çikorja, selinoja etj.
Kremi diellor i përshtatshëm për ty:Përveç ushqyerjes së shëndetshme para se të dilni në diell sigurohuni që keni zgjedhur kremin mbrojtës të duhur për lëkurën tuaj. Për shembull, nëse lëkura juaj është e yndyrshme, shihni për xhelin apo kremin që thahet. Pra, produkte që nuk lënë vajisen në fytyrë. Nëse lëkura juaj është e thatë fokusohuni tek qumështi i zakonshëm solar apo lëngje që hidratojnë lëkurën, e mbajnë të butë dhe e bëjnë më të shndritshme. Nëse nuk e duroni dot ndjesinë e të pasurit krem në fytyrë apo bezdinë e rërës që ju ngjitet, provoni formën spray.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.