Këshilla & Arsye

March 20, 2019 | 9:15

Sekretet që ju ndihmojnë të mësoni një gjuhë të huaj

Të mësosh një gjuhë të re është sfiduese, zhgënjyese dhe nganjëherë e vështirë. A keni menduar ndonjëherë të gjeni mënyrën më të mirë për të mësuar një gjuhë të re. Shkenca, teoritë dhe stilet e të mësuarit janë të ndryshme dhe në të vërtetë, disa gjuhë janë më të lehta për t’u mësuar se të tjerat.

Ndoshta ju jeni të mirë në të folurën e frëngjishtes, por nuk mund të shkruani në spanjisht. Me gjithë vështirësitë, dygjuhësia po bëhet gjithnjë e më tepër një kërkesë e rinisë. Për të ringjallur dhe rifreskuar përpjekjet tuaja për të mësuar një gjuhë të huaj ose për të përmirësuar aftësitë mbresëlënëse që keni arritur tashmë, këtu janë disa ide të reja për mënyrën më të mirë për të mësuar një gjuhë të re:

Bëni miq të rinj

Nëse në komunitetin tuaj ka njerëz që flasin gjuhën që ju dëshironi, atëherë është mirë të filloni të shoqëroheni me ta, të merrni pjesë në ngjarjet që ata organizojnë. Miqësia është një nga mënyrat më të mira për të mësuar një gjuhë të huaj. Ju mund të bisedoni rastësisht me miqtë tuaj në kafene, bare dhe restorante dhe ngadalë të ndërtoni një themel në gjuhën që dëshironi të mësoni.

Shikoni një film

Për njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një nga mënyrat më të mira për të mësuar një gjuhë në komoditetin e shtëpisë së tyre, vendosni një film të huaj – pa titra nëse mundeni! Jo vetëm që është një nga mënyrat më të mira për të mësuar një gjuhë të huaj, por gjithashtu do të mësoni edhe kulturën e asaj gjuhe! Nëse nuk e kupton mjaftueshëm gjuhën, atëherë mbani shënim në një listë fjalët që nuk i kuptoni. Më vonë, shihni të njëjtin film, por me titra, për të mësuar ato fjalë që nuk kuptuat.

Përdorni Google Translate

Interneti është një vend me të vërtetë magjik. Nëse jeni duke kërkuar mënyrat më të mira për të mësuar një gjuhë të huaj, mos kërkoni më tej! Përdorimi i Google Translate për të parë videot, për të lexuar artikuj dhe fjalë të dobishme, do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet e mësimit të gjuhëve të huaja.

Mësoni veten

Merrni pak kohë çdo ditë për të shkruar një fjali që dëshironi të dini dhe se si ta gërmëzoni  në gjuhën që po synoni të mësoni. Shikoni çdo fjalë / seksion dhe përpiquni të ndërtoni vetë fjalinë. Nëse keni një partner gjuhësor, përsëritni bashkë më të, disa herë ato që keni mësuar vetë më përpara.

Merrni kohën që duhet

Duhet t’i jepni kohën e nevojshme këtij procesi mësimi. Nëse ju mendoni se do të flisni rrjedhshëm një gjuhë të huaj brenda një muaji, atëherë do të zhgënjeheni dhe do të mendoni se nuk do arrini kurrë të mësoni. Në vend të kësaj, duhet të mendoni se si mund të ndiqni dhe kuptoni një bisedë të thjeshtë.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top