Këshilla & Arsye

February 19, 2019 | 14:01

Sekretet rreth çajrave detoks

Çajrat detoks janë përdorur prej vitesh dhe sot janë një ndër produktet më të shitura në industrinë e nutricionit. Por çfarë duhet të dimë rreth tyre?

Duhet të mbani dietë dhe të bëni ushtrime fizike që ato të funksionojnë

Vërtet çajrat detoks mund të jenë efektivë, por ata duhen kombinuar me shumë ujë, me dietë të ekuilibruar dhe aktivitet fizik që të kryejnë funksionin e tyre.

Mund të humbisni peshën e ujit në trup jo yndyrën

Çajrat detoks që kombinojnë kafeinën me diuretikë, mund të shkaktojnë humbje të ujërave të trupit, por kjo nuk do të thotë se automatikisht ju humbisni yndyrën e tepërt.

Disa prej tyre mund të kenë efekte të padëshiruara anësore

Çajrat mund të përmbajnë disa bimë të caktuara që mund të ndikojnë në metabolizëm, sistemin tretës, në humbjen e padëshiruar të peshës etj.

Mund të ndikojnë në gjumë

Çajrat mund t’ju bëjnë shumë energjikë në pjesën dërrmuese të ditës, kur ju të dëshironi të punoni dhe të mos plotësoni oraret e gjumit.

Nuk janë kryer mjaftueshëm studime

Nuk ka asnjë kërkim të saktë që tregon për formulën ekzakte të tyre. Kjo do të thotë se ka ende shumë pyetje pa përgjigje rreth çajrave detoks.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top