Është e bukur, sensuale dhe sfilon me klas e hijeshi prej më shumë se 20-vitesh. Ajo është 44 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve.
Flitet për Heidi Klum, e cila duket se ka bërë një pakt me djallin, pasi bukuria e saj mbetet e pandryshuar.
Për revistën amerikane “National Enquirer” një mik i saj është shprehur se, “Heidi është e bindur se seksi e mban atë të re. Ajo e bën pesë herë në ditë”.
E mesa duket ky është edhe sekreti i rinisë së përjetshme të Heidi Klum. Pasioni në shtrat forcon trupin, shpirtin dhe shërben për ruajtjen e një shëndeti të mirë. Miku i saj ka shtuar gjithashtu se modelja bukuroshe dhe seksi është gjithmonë në kërkim të perfeksionit, ndërsa i pëlqen të eksperimentojë në shtrat.
Kohët e fundit Heidi Klum është duke shijuar lidhjen e saj me Tom Kaulitz, i cili është 16-vjet më i ri se ajo.
Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.