Nëse mendoni se lumturia nuk ka lidhje me ushqimin, gaboni. Normalisht që një pjesë e mirë e njerëzve preferojnë ta shijojnë ushqimin vetëm. Megjithatë, sipas studimeve të hahet rregullisht vetëm, nuk është aspak mirë. Në plan afatgjatë ka pasoja në shëndetin psikofizik.
Të ushqyerit ndikon edhe në jetëgjatësinë tonë. Njerëzit me marrëdhënie më të forta sociale kanë probabilitet të mbijetesës prej më shumë se 50% krahasuar me ata me marrëdhënie më të dobëta shoqërore. Duket sikur të ngrënit në shoqëri i bën njerëzit më të kënaqur me jetën e tyre dhe siguron shanse më të larta për t’u ndjerë mirë për veten e tyre.
Ajo që është e sigurt është se qëndrimi rreth një tavoline me miqtë apo familjen nxit lirimin e endorfinës nga truri duke prodhuar një ndjenjë të këndshme të mirëqenies tek ne. Dhe ky ritual shoqëror është thelbësor, madje edhe në jetën tonë kaotike dhe plot angazhime.
Burimi / scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.