Marrëdhënie

December 5, 2019 | 8:12

Sekreti i një lidhjeje të fortë

Në çdo çast çiftet duan të jetojnë së bashku të lumtur për shumë kohë, në paqe dhe harmoni. Në kohën tonë, kjo dëshirë është edhe e rëndësishme, por edhe jo produktive. Në fakt, pak njerëz dinë sesi të kenë një marrëdhënie të fortë. Por, ka tri sekrete thelbësore për një marrëdhënie të fortë mes një burri dhe një gruaje, e cila është mes dy zemrave që dashurohen dhe që janë sinqerisht të dëshiruar për të ndenjur së bashkë për gjithë jetën.

intro-1567804189

1.Mos harroni t’i thoni partnerit se e dashuroni

Duket si një gjë e sigurt, apo jo? Në fakt, nëse me të vërtetë e dashuroni partnerin tuaj, është e rëndësishme t’ia kujtoni dhe t’ia thoni herë pas here. Është thelbësore që një marrëdhënie në rritje, të cilën dëshironi ta ruani sa më gjatë në kohë, të bazohet te dashuria dhe besimi. Për këtë arsye, është e nevojshme që të jenë që të dyja veprimet dhe fjalët tuaja që i vënë vulën. Ndaj, shqiptojini këto tri fjalë: “Të dua shumë”.

Në çdo çast çiftet duan të jetojnë së bashku të lumtur për shumë kohë, në paqe dhe harmoni. Në kohën tonë, kjo dëshirë është edhe e rëndësishme, por edhe jo produktive. Në fakt, pak njerëz dinë sesi të kenë një marrëdhënie të fortë. Por, ka tri sekrete thelbësore për një marrëdhënie të fortë mes një burri dhe një gruaje, e cila është mes dy zemrave që dashurohen dhe që janë sinqerisht të dëshiruar për të ndenjur së bashkë për gjithë jetën.

2.Kaloni kohë me njëri-tjetrin

Është e rëndësishme që çiftet, të cilët përjetojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, t’i japin përparësi lidhjes, duke i kushtuar njëri-tjetrit kohë, përveç momenteve me familjen apo miqtë. Sa më jetëgjatë të jetë marrëdhënia, aq më e vështirë është të kaloni kohë me njëri-tjetrin.

Merrni mundimin dhe përkushtohuni. Nuk duhet të bëni gjëra që kërkojnë shpenzime apo të organizoni mbrëmje ekzotike për të mbajtur gjallë lidhjen.

Është mirë të dilni për një darkë apo për të parë një film në kinema. Gjithashtu mund të dilni shëtitje me njëri-tjetrin, është po aq entuziazmuese. Koha që kaloni së bashku në aktivitete të ndryshme është gjithmonë e shpenzuar sa më mirë. Edhe pse mund t’ju duket pak romantike, në një marrëdhënie të gjatë ndonjëherë lind nevoja ta programoni kohën për të bërë gjëra të ndryshme me partnerin, për të gjetur njëfarë in-timiteti e për të mbajtur gjallë lidhjen tuaj emotive. Organizoni mbrëmje vetëm për njëri-tjetrin çdo javë apo ndonjë fundjavë gjatë muajit.

3.Lini që marrëdhënia të jetë spontane

Kur marrëdhënia bëhet e gjatë është e lehtë t’i parashikoni menjëherë sjelljet e njëri-tjetrit. Punoni, vini në shtëpi, takoni të njëjtët miq, shkoni gjithmonë në të njëjtat vende, shihni të njëjtët dokumentarë apo filma. Përgjatë kohës, kjo gjë mund të shndërrohet në të mërzitshme dhe mërzia mund të shkatërrojë marrëdhënien.

Përkushtohuni që t’i bëni gjërat spontanisht. Ndoshta e njihni shumë mirë partnerin, por kjo s’do të thotë se nuk duhet të vazhdoni të bëni takime romantike.

Gjeni kohë për të dalë dhe për t’u argëtuar së bashku. Ruani argëtimin në marrëdhënie. Surprizojeni partnerin herë pas here, duke organizuar aktivitete të veçanta pa dijeninë e tij. Mjaftojnë edhe gjëra të thjeshta, si të gatuani një darkë ekskluzivisht vetëm për të. Janë gjërat e vogla dhe detajet ato që bëjnë diferencën.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top