Mbase të kundërtat tërhiqen, mirëpo kjo nuk është dhe aq ideale për një lidhje të gjatë dhe të qëndrueshme, së paku nëse shohim rezultatet e një hulumtimi të bërë kohë më parë.
E kundërta e asaj që kemi menduar:
Sipas analizës së “Harmony’s Compatibility Matching System”, sekreti i lidhjes së gjatë dhe të lumtur fshihet në ngjashmëritë e partnerëve.
Hulumtuesit konstatojnë që vërtet të kundërtat tërhiqen, mirëpo nuk kanë pothuajse asnjë shansi për të qenë bashkë, kur flasim për periudha të gjata kohore.
Çiftet që kanë pasur pikëpamje të ngjashme për botën kanë pasur shans më të madh të qëndrojnë bashkë. Ndërkaq ato çifte me qëndrime të kundërta janë grindur shpesh, gjë që ka pasur ndikim negativ në cilësinë e lidhjes së tyre.
Prandaj, nëse dëshironi lidhje të mirë dhe të lumtur, kërkoni partnerin i cili është i ngjashëm me ju, sepse vetëm ajo lidhje ka shanse që të jetë e gjatë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.