Një anketim ka zbuluar se sekreti për një martesë të lumtur është të rrini të ndarë pesë ditë në muaj. Sipas ekspertëve, ata të cilët duhet të punojnë larg shtëpisë në baza të rregullta raportojnë se janë më të lumtur në lidhjet apo martesat e tyre.
Distanca i bën ata të kuptojnë sa shumë u mungon njëri-tjetri dhe kjo u shton pasionin kur bëhen bashkë. Megjithatë, siç thonë ekspertët, pesë ditë është koha optimale për të qëndruar larg njëri-tjetrit. Kënaqësia fillon të zbutet nëse kjo “ndarje” është më e shkurtër apo më e gjatë.
Një anketim me 2,000 njerëz ka zbuluar se 40% e personave që duhet të punojnë rregullisht larg shtëpisë raportojnë se ndihen tejet të lumtur me lidhjet e tyre. Ndërkaq vetëm 30% e atyre që qëndrojnë gjithë kohën bashkë kanë raportuar të njëjtën gjë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.