Sekreti i rinisë duket se nuk qëndron vetëm tek genet. Shkencëtarët tani thonë se një e treta e femrave që duken më të reja se mosha e tyre, ia dedikojnë këtë më së shumti mënyrës së jetesës.
Një studim i fundit del në përfundimin se 8 orë gjumë, marrja e vitaminave dhe aktiviteti i rregullt fizik mjaftojnë që të heqin peshën e viteve nga pamja e jashtme. Femrat më pak të organizuara, të cilat nuk e hidratojnë lëkurën e nuk kujdesen për ta mbrojtur nga dielli, i dëmtojnë shumë shanset e një plakjeje të bukur.
Studiuesit e universitetit të Harvardit kanë vënë re se në grupin e disa vajzave dhe grave të moshave nga 20 deri në 74 vjeç, që dukeshin më të reja, dy të tretat e kishin përbërësin gjenetik, i cili ndikon tek lëkura e mirë, ndërsa pjesës tjetër i mungonte.
Ama, ato sërish dukeshin mirë. Atëherë u zbulua se këto femra flinin mjaftueshëm, çka rriste me 10% shanset për t’u dukur më e re. Kjo mundësi shtohej me 18% nga marrja e vitaminave dhe me 14% të tjera nga aktiviteti i rregullt fizik.
Padyshim, nuk përbën me risi fakti që si dielli, ashtu dhe duhani janë armiq të lëkurës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.