Shpesh në shoqërinë moderne, lumturia është baras me suksesin. Pjesa më e madhe prej nesh punojnë shumë me bindjen se lumturia vjen duke arritur suksesin. Por duhet t’i shohim gjërat në anën tjetër. Kërkuesja e Universitetit Standford, Emma Seppälä, thotë se faktet tregojnë se është lumturia ajo që çon drejt suksesit dhe jo e kundërta. Pasi ka punuar në Yale, Standford dhe Silicon Valley, Seppälä vuri re çmimin e lartë që njerëzit paguanin për të qenë të suksesshëm.
Ata sakrifikojnë veten dhe momentet e lumturisë, duke besuar se do të jenë të lumtur vetëm kur të arrijnë qëllimet e tyre në karrierë. Seppälä thotë se gjeti fakte të pakundërshtueshme se duke u kujdesur më shumë për mirëqenien tuaj së pari, do të bëni më mirë punën tuaj. “Nëse prioriteti juaj është lumturia, ju do të jeni më produktivë, kreativë, më elastik, energjik dhe karizmatik”.
Çelësi, thotë Seppälä është të tregoni mirësi ndaj vetes.
“Studimi tregon se të qenët kritik me veten është në thelb një sabotim, ndërsa dhembshuria, duke u përpjekur të kuptoni veten, të tregoni mirësi e dashuri, ashtu siç do të silleshit me një mik do t’ju bënte më elastik, produktiv dhe do t’ju bënte të ndiheshit më mirë”.
Libri i ri i Seppälä, The Happiness Track, këshillon katër mënyra për t’u treguar të mirë me veten:
Bisedoni me veten – Në kohën dështimi apo sfidash – në vend t’i thonë vetes “jam kaq budalla”, ju mund t’i thoni “pata një moment shpërqendrimi dhe çdo gjë shkon mirë”.
Shkruajini vetes një letër – Kur emocionet tuaja janë të mëdha, shkruajini një letër vetes sikur të ishit duke i shkruar një miku. Mund të duket e çuditshme në fillim, por duke i shkruar fjalë të ngrohta vetes dhe duke i dhënë kurajë, do t’ju ndihmonte në normalizimin e situatës.
Krijoni një thënie për vetëdhembshurinë – Përdorni një frazë kur gjendeni në situata të vështira, kështu ju mund të përballeni me to me qetësi dhe me mirësi.
Bëni një listë mirënjohjeje – Shkruani pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë dhe për të cilat jeni krenar që i keni arritur. Kjo mund të tingëllojë shumë e thjeshtë, por ky ushtrim i shkurtër mund të japë rezultate të mëdha në një afat të gjatë.
Një tjetër përfundim i hulumtimit të Seppälä ishte problemi i shkaktuar nga besimi ynë kur emocionet janë në një intensitet të lartë.
-Seppälä gjeti se kultura perëndimore duket se barazon emocionet në një intensitet të lartë me suksesin, ndërsa në kulturën e vendeve të lindjes, emocionet janë në një intensitet më të ulët.
-Adrenalina dhe kafeina na ndihmojnë për të kaluar nga një gjendje në një tjetër. Ankthi, zemërimi, entuziazmi dhe euforia ne mendojmë se këto janë gjithçka na duhet për të arritur suksesin.
-Entuziazmi mund t’ju ezaurojë energjitë kur zgjat për një kohë të gjatë dhe stresi ndikon në imunitetin, kujtesën dhe përqendrimin tonë. Me fjalë të tjera, këto emocione, nëse janë negative, si për shembull ankthi, apo pozitive, si entuziazmi, mund ta lodhin organizmin tonë.
Seppälä këshillon që të bëni përpjekje për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj dhe kështu do të jeni më elastik, të lumtur dhe të suksesshëm në afat të gjatë.
*Emma Seppala, është drejtoreshë e shkencave në “Qendrën për dhembshurinë, kërkimit të altruizmit dhe edukimit” në Universitetin e Standford.
Libri “The Happinnes Track” u publikua më 26 janar 2016.
/Monitor/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.