Le ta pranojmë : takimet e dashurisë nën çarçaf gjatë martesës ose bashkëjetesës, mund të rrallohen dhe të bëhen raste të jashtëzakonshme për t’u shënuar në kalendar!Mbi të gjitha, ne femrat e dimë mirë sesi seksi ndikon në qetësinë e çiftit, edhe pse në gatishmërinë tonë për marrëdhënie intime kontribojnë shumë faktorë . Riaktivizimi i erosit për të gjetur lumturinë, edhe nëse po kalohet një fazë e rënies së dëshirës, është i mundur. Më poshtë gjeni disa këshilla:
1.Puthje dhe përqafime sipas dëshirës –konstatohet fjetja së bashku forcon marrëdhënien në çift. Intimiteti ka nevojë të përgatitet ama, ja pse është e rëndësishme t’u jepet energji riteve të vogla në dukje dhe gjesteve që ndihmojnë afrimitetin, fizik dhe psikologjik. Një mbrëmje në bazë të një filmi mbi divan? Nuk ka mirë se përkëdheljet mes një pice dhe një gote me birrë.
2.Bashkëpunim – Kjo gjë është shumë e rëndësishme. Të keni një projekt të përbashkët, të qeshni dhe vështroheni, do ta bëjë më të thjeshtë bashkëpunimin mes çarçafëve. Të mos harrohet se seksi shton afrimitetin fizik dhe psikologjik dhe përforcon jetën në çift, edhe pse në një afat të papërcaktuar. Nuk është asnjëherë shumë vonë për të gjetur situata jo të këndshme dhe intriguese!
3.Humori në formë – Stres? Ankth? Humor i zi? Ilaçi është në dispozicion të të gjithëve: nëse bëni seks ju përmirëson mirëqenien e organizmit dhe të gjendjes psikologjike falë çlirimit të endorfinës dhe dopaminës. Për të gjetur gjendjen e duhur shpirtërore, para se të afroheni me partnerin tuaj, duhet të bëni një “përgatitje” të vogël: një dush të ngrohtë dhe pak shampanjë para darkës, vendosin atmosferën e duhur për të bërë dashuri.
4.Jo vetëm zemër – Seksi dihet, i bën mirë shëndetit. Nuk është një mënyrë të thëni, sepse aktiviteti seksual stimulon ritmin kardiak dhe përfshin të gjithë muskulaturën. Mes të tjerash, seksi përmirëson presionin dhe sipas disa studimeve, ndihmon në shtimin e imunoglobulinave A që luftojnë viruset e gripit.
5.Mendoni pak dhe veproni shumë – Çfarë dëshirojnë meshkujt më shumë se çdo gjë tjetër? Të ndihen të ngopur dhe para së gjithash, sipas statistikave, praktikoni seksin oral. Prandaj, duhet lënë mënjanë ndjenja e turpit dhe sikleti le të kalojë: seksi është më i bukur nëse ndjek këshillat e partnerit. Rregullat për një seks të lumtur janë të thjeshta dhe kanë një efekt të fuqishëm mbi mirëqenien e marrëdhënieve tona.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.