Këshilla & Arsye

December 13, 2018 | 14:34

Sekreti për të qenë të lumtur nën një çati…

Shtëpia ka qenë gjithmonë një nga pasuritë më të çmuara për italianët, por për këtë arsye e famshmja “dy zemra dhe një kasolle” nuk është e mjaftueshme për të garantuar një jetë romantike dhe të qetë familjare: sepse harmonia mbretëron, atëherë, kur shtëpia jonë është në rregull. Ndër shkaqet e tjera të grindjes janë tubi i pastës së dhëmbëve i hapur, dritat ndezur në të gjitha dhomat, punët e shtëpisë të lëna përgjysmë ose të bëra keq: të gjitha këto situata vënë në provë familjen. Le të zbulojmë më shumë!

Hulumtimi më i fundit rreth kësaj çështjeje nxjerr në pah disa nga aspektet që ndikojnë më shumë në klimën e familjes: le të shohim se cilat janë:

Nëse kaosi dhe rrëmuja janë shkaku i grindjeve për pothuajse gjysmën e të intervistuarve, mes mureve të shtëpisë zihesh edhe për gjeste të vogla të përditshme ose për shkak se ju keni vizion të ndryshëm në menaxhimin e shtëpisë (42%) dhe mund të diskutohet gjithashtu edhe për nevojat shtëpiake, si dhe për mënyrën sesi të merremi me ndonjë dëm që mund të na prishë folenë tonë të dashurisë.

Paralajmërim për burrat: u kushtoni vëmendje punëve të shtëpisë, sepse ata që nuk bashkëpunojnë kanë një shans 41% ta përfundojnë ditën me një grindje. Një e treta e të intervistuarve nuk e tolerojnë shkeljen e privatësisë së tyre dhe kërkojnë hapësirën e tyre personale, ndërkohë që janë më tolerant ndaj zhurmës dhe zërit: vetëm 24% e italianëve i konsiderojnë këto burim kryesor diskutimi.

A është i mundur tejkalimi i këtyre vështirësive dhe zgjidhja e problemeve pa pasur pasoja të pakëndshme?

Absolutisht, po: shumica dërrmuese (64%) e të intervistuarve besojnë se dialogu është zgjidhja më e mirë për të zgjidhur çështjet dhe për të bërë paqe. Ka nga ata që kërkojnë një kompromis (45%) dhe ata që me shumë mençuri, e pranojnë turpin dhe përpiqen të përmirësohen (24%). Më romantikët përpiqen të ëmbëlsojnë gjysmën e tyre me gjeste të buta (21%), ndërsa vetëm 3% mendojnë se marrëdhëniet kurrë nuk zgjidhen plotësisht.

Sipas të dhënave, bashkëjetesa mund të vihet në provë edhe për shkak të marrëdhënieve me anëtarët e tjerë të familjes, dhe jo vetëm me vjehrrën që mund të imagjinohet.

Më shumë se një në tre italian (33%) ka pranuar se nuk është i gatshëm të jetojë me njerëz të tjerë në familjen e tij, pa bërë dallime mes prindërve, vëllezërve, motrave ose, vjehrrit/ës: dikush ka frikë të humbasë privatësinë, për të tjerët është barrë; ka nga ata që pretendojnë se do të ishte thjesht një burim grindjeje dhe ata që thonë se sa më shumë larg të jenë, aq më mirë është për të gjithë.

Në çdo rast, më pak se një e treta e të intervistuarve janë të gatshëm të presin të afërmit, por vetëm në rast nevoje dhe në çdo rast vetëm për periudha të shkurtra (16%), që lidhen më shumë me vështirësitë ekonomike apo me problemet shëndetësore.

Dhe nëse të afërmit dhe miqtë jetojnë larg dhe duan t’ju bëjnë një surprizë të mirë, ndoshta për Krishtlindje?

Edhe në këtë rast, italianët nuk do të kishin asnjë dyshim: hulumtimi tregon se nuk ka dallime midis të afërmve dhe miqve, sepse pothuajse gjysma (41%) i mirëpresin ata me dëshirë vetëm për disa ditë, ndërsa 19% do të jenë të lumtur t’i ftojnë për drekë ose darkë, për aq kohë sa ata shkojnë për të fjetur në hotel. Por, ka edhe nga ata që janë më shumë të lidhur me traditën: 31% thonë se janë të gatshëm të presin të afërmit për sa kohë që është e nevojshme.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top