Më shumë se tre dekada studim, tregojnë se fokusimi në “procesin e kryerjes së detyrës” dhe jo në inteligjencë apo aftësi të veçanta, është çelësi i suksesit në shkollë dhe në jetë.
Shumë njerëz besojnë se inteligjenca superiore apo aftësia është çelësi i suksesit. Por më shumë se 3 dekada studimesh tregojnë se mbi theksimi i intelektit apo talentit i bën njerëzit të pambrojtur ndaj dështimit, të frikësuar nga sfidat dhe të pamotivuar për të mësuar.
Ndërsa mësimi i njerëzve që të kenë një “mendim dhe arsyetim të zhvilluar”, të cilat inkurajojnë fokusimin në ” procesin e kryerjes së detyrës” dhe jo në inteligjencë apo talent, prodhon njerëz të suksesshëm në shkollë dhe në jetë.
Prindërit dhe mësuesit mund të zhvillojnë mendimin dhe arsyetimin e fëmijëve, duke i lavdëruar ata për këmbënguljen apo strategjitë e përdorura, dhe jo për inteligjencën e tyre, duke ju treguar histori suksesi që theksojnë punën e madhe dhe dashurinë për të mësuarin dhe duke u mësuar në lidhje me trurin si një makinë që është palstike dhe që ka aftësinë të mësojë gjithë kohën.
Shoqëria jonë adhuron talentin dhe shumë njerëz supozojnë se zotërimi i një aftësie apo inteligjence superiore, së bashku me besimin në këtë aftësi, është receta e suksesit. Në fakt, studimet shkencore të më shumë se 35 vjetëve, sugjerojnë se theksimi i talentit apo intelektit superior i bën njerëzit, jo të gatshëm për të korrigjuar të metat e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.