Në fokus

January 29, 2020 | 12:38

Sekreti se si të bashkëpunoni me cinikët në punë

Cinikët, ata individë që përgjithësisht të rrethojnë me energji negative, pasi gjithmonë e shohin gotën gjysmë bosh dhe shkatërrojnë çdo ide të re, ndodhen thuajse në ambientet e punës së gjithsecilit.

Studiuesit Olga Stavrova, Daniel Ehlebracht dhe Kathleen Vohs kryen gjashtë studime për të zbuluar pse njerëzit bëhen cinikë. Ata shkruajnë për një cikël të mbrapshtë në të cilin cinizmi dhe mosrespekti ushqejnë njëri-tjetrin. Kur njerëzit ndjehen të parespektuar nga të tjerët, ata fillojnë të mendojnë zymtë dhe ta përçojnë këtë energji tek personat që ndodhen përqark. Dhe pikërisht, nga të tilla situata lind cinizmi, si një profeci vetë-përmbushëse.

Fokusi kryesor i studimit, ishte që të krijonte një përshkrim të përgjithshëm të njerëzve cinikë, duke i dalluar ata lehtësisht nga pjesa tjetër. Në këtë mënyrë do të mund t’i shmangni më thjesht. Një opsion është që thjesht të largoheni nga cinikët. Por kjo nuk është gjithmonë e mundur, pasi nëse do të jeni të detyruar të keni kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjërin prej tyre, do të duhet të mësoni të bashkëpunoni në rast se nuk doni të rrezikoni vendin tuaj të punës.

Dhe përderisa është pak por e sigurt, që një punonjës toksik mund të ketë një rol të rëndësishëm në një kompani, sjellja e tyre nuk duhet të komentohet apo ‘’luftohet’’ deri në nivelin që ata të jenë të detyruar të urdhërojnë pushimin tuaj nga puna.

Por si duhet të sillemi në raste të tilla?!

Studiuesit sugjerojnë se një mënyrë për të thyer ciklin e cinizmit dhe mosrespektimit mund të jetë të ndihmoni njerëzit e tjerë të ndjehen më të fuqishëm. Një studim i vitit 2018 nga Stavrova dhe Ehlebracht, botuar në Psikologjinë Sociale dhe Shkencën e Personalitetit, sugjeron që arsimi i lartë vepron si një rregullator shumë i mirë kundrejt pikëpamjeve cinike. Kjo për shkak se arsimi i ndihmon njerëzit të ndjehen më të sigurt për aftësinë e tyre për të pasur sukses në jetë, si për shkak të statusit dhe fuqisë që japin gradat, dhe sepse vetë arsimi i ndihmon njerëzit të fitojnë njohuri dhe perspektivë.

Ndër të tjera, gjatë studimit Stavrova dhe Ehlebracht, zbuluan se cinikët jo vetëm që vuajnë nga shëndeti i keq fizik dhe mendor, por kishin tendencën të fitonin më pak para.

“Cinikët janë shumë mosbesues, sidomos në raport me sjelljet e individëve të tjerë. Pikërisht për shkak të kësaj sjelljeje, probabiliteti që ata të bashkëpunojnë me të tjerët është shumë i ulët, duke i lënë gjatë gjithë kohës në tokë të ‘’minuar’’ financat e tyre.’’- shkruajnë studiuesit.

Pra me fjalë të tjera mund të themi se cinikët janë njerëz që nuk guxojnë!

Ndaj, nëse nëpërmjet këtij artikulli keni arritur të gjeni disa tendenca apo karakteristika të cinizmit brenda vetes, duhet të tregoheni vigjilent dhe të përmirësoni botëkuptimin tuaj si dhe të mësoni që ta shihni gotën gjysmë plot. Pasi përfundimi është i qartë: cinizmi ju bën të padëshiruar dhe mbi të gjitha nuk ju paguan!

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top