Dieta e duhur, stërvitja çdo ditë, gjumi i mirë dhe seksi … janë disa nga instrumentet kryesore në dispozicion për ne për të vonuar shenjat e plakjes.
Sa i përket seksit, cila është “doza” që ekspertët rekomandojnë për të arritur rezultatet e dëshiruara?
Sipas një studimi nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko, efekti anti-plakje i seksit arrihet kur frekuenca e tij nuk është më pak se një herë në javë.
Në kuadër të studimit të tyre, shkencëtarët morën në studim 129 femra që u pyetën për jetën e tyre seksuale dhe sa të lumtur ishin në marrëdhëniet. Ato gjithashtu dhanë një mostër gjaku, e cila u analizua nga shkencëtarët në laborator.
Analiza tregoi se femrat që kishin marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë ishin më të pasura me telomere, të cilat janë “indeksi” i ritmit biologjik të organizmit plakjes. Telomeret janë një rajon i ADN-së që gjendet në fund të çdo kromozomi dhe mbron informacionin gjenetik.
Telomerët pakësohen me moshën, por ato gjithashtu zhduken për shkak të zakoneve të këqija që i kemi adoptuar, siç është dieta e varfër. Në anën tjetër, zakonet e mira si ushtrimi dhe seksi i shpeshtë, sipas studimit të publikuar në revistën Psychoneuroendocrinology, ndihmojnë për të ruajtur telomeret dhe kështu të vonohet plakja biologjike të trupit tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.