Marrëdhënie

June 22, 2017 | 10:45

Seksi është çelësi për të qëndruar të mprehtë në pleqëri!

Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë fjalorin dhe vetëdijen vizuale.

1

Njerëzit e moshuar mund të rrisin fuqinë e tyre të trurit duke bërë më shumë seks, zbulon studimi.

Marrdhëniet intime mbi të 50-tat përmirësojnë fjalorin dhe vetëdijen vizuale.

Megjithatë, të qenit seksualisht aktivë nuk ndikon në vëmendjen e tyre ose kujtesën, shton hulumtimi.

Studiuesit nuk kanë shpjeguar se pse seksualiteti i rregullt nxit funksionimin e trurit të njerëzve të moshuar, megjithatë, kërkimet e mëparshme sugjerojnë se intimiteti të stimulon fushat e trurit që lidhen me të mësuarit.

Autori i studimit Dr. Hayley Wright nga Universiteti Coventry tha: ‘Njerëzit nuk pëlqejnë të mendojnë se njerëzit e moshuar kanë marrëdhënie seksuale, por ne duhet ta sfidojmë këtë konceptim në një nivel shoqëror dhe të shohim se çfarë ndikimi mund të ketë aktiviteti seksual tek ata të moshës 50 vjeç e lart, përtej efekteve të njohura në shëndetin seksual dhe mirëqenien e përgjithshme“.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top