Marrëdhënie

January 11, 2020 | 8:03

Seksi i bën njerëzit më të lumtur, por jo për arsyet që ju mendoni

Një studim ka zbuluar se njerëzit që bëjnë më shumë seks priren të jenë shumë më të lumtur. Ky nuk është një zbulim i ri. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë.

1

Ajo që është interesante, është arsyeja pse njerëzit janë më të lumtur? Për shkak të përkëdheljeve.

Në studim morën pjesë dy grupe me mbi 400 persona. Ata u pyetën se sa shpesh kryejnë marrëdhënie, nivelet e tyre të përgjithshme të lumturisë, dhe nëse përqafoheshin, përkëdheleshin apo putheshin gjatë aktit.

Fillimisht u vu re se ata që kishin më shumë seks shfaqën një nivel më të lartë të lumturisë. Megjithatë, ledhatimet ndihmojnë, por nuk zgjasain shumë. Përfundimi ishte se seksi çon në dashuri dhe kjo dashuri në fakt i bën njerëzit më të lumtur në jetën e tyre në përgjithësi. Kur bëjnë seks, njerëzit nuk kërkojnë vetëm një lidhje intime, por në të vërtetë përjetojnë më shumë dashuri.

Prandaj seksi është i dobishëm jo vetëm për shkak të efekteve fiziologjike ose hedonike, por edhe për shkak se promovon një lidhje të fortë dhe më pozitive me partnerin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top