Për të arritur kulmin është i nevojshëm një kalim njohës dhe i pëlqimit në vetvete i preferencave dhe instinkteve. Mbi të gjitha, ato të një trupi të aftë për të dhënë emocionet e vërteta. Ndërlikime, larmi, kënaqësi… Veprim i paparashikueshëm, i papërcaktueshëm. Më shumë misterioz dhe më pak mekanik nga ana mashkullore. Kënaqësia femërore është një përvojë gjithmonë ndryshe, e lidhur me gjendjen shpirtërore dhe emocionet e çuditshme që ndonjëherë pengojnë në arritjen e orgazmës.
Ekspertët japin këshilla për të kapërcyer gjendjen e bllokimit dhe të vështirësive…
1.Të arrish vetëvlerësimin
“Besimi në vetvete dhe siguria me trupin janë elementë të rëndësishëm për të arritur orgazmën”, pohon Annalisa Pistuddi, psikoterapeute, eksperte në fushën e seksologjisë në Milano. “Këto gjendje shpirtërore nuk duhet të jenë në fakt kaq konfuze, lidhur me idenë e një fiziku perfekt. Makthi për anën estetike, në fakt mund të krijojë konflikte mes imazhit që perceptohet dhe asaj që kërkon të kesh”.
Rreziku se nuk do të mund të ndihesh kurrë në nivelin e duhur, të kesh frikë të shfaqesh nudo, të acarohesh nëse partneri shikon apo përkëdhel pjesë të trupit, për të cilat mendon se mund të jenë me defekte, të zgjedhësh vetëm pak pozicione. Vetëvlerësimi nuk lind nga siguria për të pasur një fizik që i përgjigjet ligjit tonë të bukurisë, por nga bindja se çdo trup, edhe pse nuk arrin perfeksionin, zotëron kapacitetet e mrekullueshme për të dhënë dhe marrë kënaqësi”, shton Federica Giromella eksperte e seksologjisë në Romë.
Kjo ndjenjë sigurie bën që të ndjekësh ritmin e vërtetë, pa u fokusuar tek partneri por tek ndjeshmëria e tij, duke i shpëtuar me lehtësi si idesë për tu ndjerë në faj të traditës ku “Gratë nuk duhet të provojnë shumë kënaqësi”) ashtu dhe ndaj diktatit të nënkuptuar të kohërave tona (“Kënaqësia është obligim i përhershëm, gjithashtu në të gjitha pozicionet”). Pjesëmarrja në çift ndihmon në shprehjen e emocioneve të vërteta.
2.Të dish të braktisësh
Për disa femra kënaqësia fshihet ndonjëherë pas disa pasigurive. “Penetrimi shpesh përjetohet me ndjenja mëdyshjeje, mes dëshirës dhe frikës femërore”, thekson Federica Giromella. Nga ky shqetësim mund të shkohet deri aty, sa të mund të zvarritesh drejt orgazmës. Disa kanë frikë dhe tërhiqen në kufijtë truporë dhe mendorë dhe në mënyrë të pavetëdijshme” konfirmon Pistuddi. “Të tjerë nuk arrijnë të ndjekin zërin e brendshëm i cili i çon drejt kënaqësisë: mendojnë se duhet t’ua tregosh, bëjnë ose dëshirojnë eksperienca që i konsiderojnë pak të çuditshme. Dhe kur mësojnë që këto veprime mund të kufizojnë partnerin apo ndezin xhelozinë e tyre, bllokimi është i garantuar…” Por si mund t’i bësh ballë këtyre frikërave, gati gjithnjë të pavetëdijshme? Sekreti është në përqendrimin e përhershëm mbi ndjeshmërinë e trupit.
3.Të kesh besim tek partneri
Në është shoku i jetës apo thjeshtë kalimtar i një mbrëmjeje, kushti kryesor për të arritur orgazmën është besimi. Partneri ka mundësinë për të ndihmuar në zgjidhjen e bllokimit, por ndonjëherë sjellja e tij rrezikon të rrisë frenimin tonë… “Partneri ideal është ai që na bën të ndjehemi të sigurt, që na vë re pa na gjykuar”, shton Giromella. “Dhe në bashkëpunim si me të ashtu dhe me dëshirat tona, nuk ka projekte apo ide të caktuara, por i lihet hapësirë një eksperience e cila është krijim i përbashkët. Me të asgjë nuk duket e pavend , përsëritëse apo degraduese”. “Për të provuar kënaqësinë duhet të kalosh përtej ideve të përbashkëta”, vazhdon Federica Giromella. “E rëndësishme është të dëgjojnë njëri-tjetrin, ta lënë seksualitetin të çlirohet në takimin me partnerit. Të jesh gjithnjë gati për t’iu përgjigjur dhe lejuar ndjesive të shumta, të çmendura, që trupi ynë na i mundëson”.
4.Ta lësh të lirë fantazinë
Të bësh dashuri në grup, të kryesh marrëdhënie në vende të pazakonta, të jesh nën vëzhgim teksa bën dashuri, të bësh seks në të gjitha pozicionet… Për të arritur kulmin e kënaqësisë, kemi gjithnjë nevojë për fantazi të reja që ndihmojnë në shtimin e dëshirës. “Ndonjëherë imagjinon sikur merr një ‘dhunë të ëmbël’, komenton Annalisa Pistuddi. “Nuk bëhet fjalë për mazokizëm, por për një vendosje në ‘skenë’ që i lejon gratë të mos ndihen plotësisht të përgjegjshme për dëshirën… Është një strategji e imagjinatës për të qenë e lirshme plotësisht. Fantazitë duhet të jenë të lira pa nxjerrë në pah ndjenjën e fajit, pa u etiketuar si ‘të këqija’ apo ‘të gabuara’.
5.Të mësosh të pranosh paparashikueshmëritë
Në kryerjen e raportit seksual, shpesh provohen ndjenja të mrekullueshme që kanë vlera për ty, por mund të jenë dhe të rrezikshme nëse nuk vlerësohen sa duhet në procesin e orgazmës”, nënvizon Pistuddi. “T’i shijojmë këto çaste: momenti kur arrihet kulmi i kënaqësisë është vetëm një hap larg zgjedhjes së tyre… është si një udhëtim, tek i cili duhet të vlerësosh të gjitha etapat”. Për disa gra, orgazma vjen vetëm në një pikë seksuale të jetës, mbase edhe pas shumë vitesh. “Ndonjëherë duhet të kalojë kohë për të mësuar të jesh e lirë me të vërtetë dhe të hysh në intimitetin e ndjenjave të vërteta, dëshirave dhe preferencave”. Për t’u shprehur lirshëm si nga ana më instiktive si ajo e fantazisë, është e nevojshme të zbulosh një dimension të ri tek vetja, dhe të lejosh që emocionet trupore të vijnë sipas ndjenjës.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.