Nga: Besarta Taçi
Shpeshherë motiv i përndjekjeve gjinore, i anuluar apo i përjetuar si kompleks varësie, seksualiteti, pjesë e identitetit është një nga aspektet ku asnjëherë nuk kemi ndaluar ta kuptojmë dhe interpretojmë. Përtej shpjegimeve morale, sociale apo fetare është e rëndësishme të jemi të informuar mbi ndikimet pozitive që përfiton trupi ynë gjatë aktit seksual, por përpara se të përcaktohet këto përfitime, është e nevojshme të nënvizohen funksionalitetet e seksualitetit. Sistemi seksual njerëzor gjatë zhvillimit të species tonë dhe zhvillimit të neo kortexes ka pësuar ndryshime rrënjësore, duke kaluar nga një funksion bazilar riprodhues tek aspekti emocional, i cili shërben për formimin familjar dhe lejon që dy qenie njerëzore të kujdesen për fëmijët e tyre. Te zvarranikët ky aspekt nuk është i zhvilluar, emocionaliteti dhe dëshira për të përjetuar seksualitetin është formuar me trurin e anfibëve; te homo sapiens me zhvillimin e kortexes lind edhe kënaqësia. Sot ndikimet e seksualitetit në vetëvlerësimin, mirëqenien por edhe në shëndetin trupor, janë tashmë të tregueshme edhe shkencërisht, duke analizuar ndikimin e hormoneve në humorin tonë. në një studim të analizuar nga British Medical Jurnal mbi 1000 meshkuj rezultatet janë të mahnitshme: nëse një mashkull kryen marrëdhënie seksuale dy ose më shumë herë në javë, duke arritur në orgazëm, ul nivelin e riskut të vdekjes deri në 50% në krahasim me meshkujt të cilët kryejnë marrëdhënie një herë në muaj. Të njëjtat rezultate janë nëse vështrojmë efektin e seksualitetit mbi riskun e infarkteve dhe kancerit të prostatës. Duke u rritur presioni i gjakut në zonat e organeve gjenitale, ulet presioni në zonat e tjera të tjera të trupit, duke ndihmuar për mbrojtjen ndaj patologjive kardiake. Te femrat, ndikimi shëndetësor i seksualitetit ka efekt nëse femra e ndjen si një akt të pëlqyeshëm dhe plot kënaqësi. Dëshira, eksitomi dhe kënaqësia kanë ndikim te kanceri në gji, falë efekteve mbrojtëse të ositocinës dhe hormoneve Dhea. Pas çdo aktiviteti seksual hormoni i dopaminës, i cili është i lëshuar në trup, na bën të ndjejmë kënaqësi. Organizmi stimulon neurotransmetuesit, të cilët na japin ndjesinë e mirëqenies dhe qetësisë. Substancat e estrogjeneve dhe prostaglandinës, të gjendura në përmbajtje të spermës, luftojnë uljen e humorit, pra shërbejnë si antidepresiv. Kërkimet mbi seksualitetin femëror, tregon që femrat të cilat kanë raporte të vazhdueshme me një partner dhe nuk përdorin prezervativ, vuajnë më pak nga shenjat depresive, se sa femrat të cilat kanë raporte okazionale. Në rastin e fundit seksualiteti krijon ankth dhe depresion. Orgazma ndihmon në tonifikimin e muskujve që rrethojnë vaginën dhe ato që rrethojnë fshikëzën tek të dy gjinitë. Pra shërben si palestër për këto muskuj. Një studim gjerman te një kampion, ku 60% e personave kishin probleme me migrenën dhe 30% vuante nga dicefalea, tregon se si marrëdhëniet seksuale ulin nivelin e dhimbjes së kokës deri në zhdukjen e saj, pra ka një efekt qetësues porsa i përket dhimbjes. Zakonisht, seksi ndihmon në rregullimin e gjumit tek të dy gjinitë, sepse trupi lëshon prolatinën, e cila ndihmon në qetësinë e muskujve, te meshkujt mbas ejakulimit, lëshimi i ositocinës dhe serotoninës ka një efekt të menjëhershëm qetësie.
Edhe pse ritmet tona janë të larta dhe stresi nuk na lejojnë të kryejmë marrëdhënie seksuale, pikërisht seksi ndihmon në uljen e nivelit të stresit, pasi sistemi lambik lejon lëshimin e substancave të cilat japin informacione kënaqësie trurit. Përtej përfitimeve trupore, nuk duhet të harrojmë ndikimin e seksualitetit në çift, sistemi seksual karakterizon lidhjen e tillë midis dy partnerëve. Seksualiteti është një pjesë e pashmangshme e identitetit tonë njerëzor, na lejon të formojmë personalitetin tonë, të paraqitemi në shoqëri me një identitet seksual, të formojmë një lidhje dashurie dhe të kontribuojmë në zhvillimin e species. Aty ku fjala nuk arrin e trupat flasin, një raport i mirë me trupin tonë na bën të përjetojmë kënaqësinë në çift, në mënyrë të qetë dhe emocionale, duke lejuar që intimiteti në ndjenja të karakterizojë çiftin tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.