Marrëdhënie

November 17, 2016 | 13:27

Seksualiteti, ngrohtësia emocionale që s’duhet mohuar kurrë

Të jesh në sintoni me kënaqësinë seksuale nuk është e thjeshtë, sidomos kur je femër.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Dr. Besarta Taçi- Psikoseksologe- EMDR

Aktualisht shumë pak flitet për kënaqësinë seksuale femërore, sidomos të pakta janë informacionet që shkruhen mbi dëshirën, eksitimin dhe orgazmën.

 

 

foto-besartaSeksualiteti femëror shprehet në forma të ndryshme nga ai mashkullor, ja pse shqisat, përkëdheljet, ngrohtësia emocionale dhe fjalët përkatëse ndikojnë në mënyrë direkte në mundësinë e aktivizimit të platformës orgazmike, që s’duhet mohuar kurrë. Tek femra fillon në tru, duke u zhvilluar në zonat erogjene për t’u drejtuar tek ato gjenitale dhe pelvike.

Jo gjithmonë arritja e orgazmës është e mundshme. Ja pse aktualisht është çrregullimi i dytë seksual më i përhapur: 24% e grave të intervistuara nga National Social and Health Life Survery, tregon se nuk ka pasur orgazëm për të paktën 6 muaj në vitin e fundit!

Seksualiteti është pjesë e pashmangshme e shëndetit seksual. Nëse keni dyshime, ndjesi negative apo thjesht nuk e ndjeni veten në maksimumin e shprehisë së intimitetit tuaj, mos u mësoni t’i mbijetoni vuajtjes. Seksualiteti është pjesë e identitetit dhe çdokush meriton të ndjehet në mënyrën më të mirë të mundshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top