Këngëtare, aktore dhe tani edhe kuzhiniere. Misioni i ri i Selena Gomez është në kuzhinë. Ylli i popit në fakt është protagonistja e një programi të ri të transmetuar në HBO Max. Në ‘Selena + Chef’, një shfaqje gatimi në të cilën Gomez, e cila nuk gëzon një reputacion të mirë në kuzhinë, provon dorën e saj në përgatitjen e recetave nën drejtimin e kuzhinierëve të famshëm.
Për shkak të masave kufizuese prej pandemisë Covid-19, mësimet e gatimit do të bëhen në distancë me secilin nga kuzhinierët dhe Selena duke regjistruar nga shtëpitë e tyre përkatëse, që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin përmes thirrjeve me video. Në mesin e kuzhinierëve u përfshinë Angelo Sosa, Antonia Lofaso, Candice Kumai, Daniel Holzman, Jon & Vinny, Ludo Lefebvre, Nancy Silverton, Nyesha Arrington, Roy Choi dhe Tanya Holland do të udhëheqin Gomez herë pas here në një seri recetash me vështirësi të ndryshme .
Burimi: Ansa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.