Një rastësi fatkeqe që ka korresponduar me javën e shëndetit mendor, ndërsa për personazhet publikë, njihet dhe risku i të qenit në qendër të vëmendjes dhe presionit psikologjik si të tillë.
Ylli i popit është shtruar në një qendër shëndeti mendor pas dy shtrimeve në spital. Që nga periudha kur bëri transplantin e veshkave në 2017, për Selena Gomez ka pasur probleme të ndryshme, sulme paniku dhe kriza emotive. Popstar-i ka pësuar një kolaps pas “alarmit për uljen e numrit të qelizave të bardha të gjakut” dhe është shtruar në një klinikë psikiatrike në Bregun Lindor të SHBA-ve. Sipas burimit të lajmeve gossip Tmz, këngëtarja është shtruar dy herë gjatë javëve të fundit në spital.
Sipas burimeve nga Tmz, Gomez po përpiqej të linte Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, por mjeku e kishte ndaluar. Kjo do të kishte shkaktuar një krizë nervore deri në atë pikë sa këngëtarja do të përpiqej të rrëmbejë serumin me forcë nga krahu i saj.
Ky lajm mbërriti në fund shtatori, kur këngëtarja do të deklaronte një pauzë nga rrjetet sociale. Ndërsa burime nga stafi i Gomez, ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim.
Gomez iu nënshtruar një transplanti veshkash në 2017 si pasojë e lupusit. Organi i është dhuruar nga mikesha e saj Francia Raísa, dhe Selena rrezikoi deri në vdekje pas ndërhyrjes, pasi pati një seri ndërlikimesh.
Përgatiti Orjona TRESA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.