Mirëqenie

September 4, 2019 | 9:25

Seleni, aleati më i mirë për një rini të përhershme

Seleni është elementi i vetëm që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë. Ai njihet më shumë si një antioksidues dhe katalizator për prodhimin e hormonit aktiv të tiroideve.

Nëse nuk marrim mjaftueshëm selen, qelizat tona do të jenë delikate përballë viruseve, kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe shenjave të tjera të plakjes së përshpejtuar.

Ushqimet që përmbajnë selen janë: mishi i viçit, mishi i pulës, peshku, drithërat, domatet, lakra, brokoli, spinaqi, hudhrat, qepët, ushqimet e detit, çokollata, arra, fara, produktet e bulmetit, oriz kaf etj.

Vitamina E dhe seleni janë antioksidantë dhe parandalojnë, ose të paktën ngadalësojnë plakjen. Mungesa e selenit paraqitet me: lodhje, rënie të flokëve, hipertiroidizëm dhe sistem i dobët imunitar.

Mendohet se doza ditore e zakonshme është e rëndësishme sepse:

  • ruan e elasticitetin në inde
  • ka efekt antikanceroze dhe antioksiduese
  • forcon sistemin imunitar
  • trajton gjëndrën tiroide
  • sëmundjet e zemrës
  • ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e zbokthit, si dhe shumë problemeve të tjera të trupit.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top