A e dini se për të tretur selinon, trupi djeg më shumë kalori sesa ato që përmbahen në vetë selino? Sado e habitshme të duket, selinoja është një nga ushqimet më të mira për të humbur peshë.
Kjo perime, e cila është përfshirë në menynë e shumë dietave, është e pasur me përfitime shëndetësore. Përmban lëndë ushqyese si vitamina A, C dhe grupi B, minerale alkaline, fibra dhe shumë ujë.
Selinoja ndihmon në alkalizimin e trupit, është diuretike dhe na lejon të largojmë lëngjet e tepërta dhe toksinat. Për më tepër, fibrat që gjenden në selino përmirësojnë tretjen, duke promovuar funksionet metabolike përgjegjëse për thithjen e lëndëve ushqyese.
Selinoja është një ushqim i gjithanshëm që mund të konsumohet në mënyra të ndryshme. Mund të hahet e papërpunuar, si një meze e lehtë ose të bëhet e pjekur. Selinoja mund të shtohet në sallata, supa ose gatime të tjera.
Nëse hahet para mishit, fibrat e saj do të lëshojnë enzima që do të na lejojnë të përshpejtojmë tretjen. Selinoja është gjithashtu një pije e shkëlqyeshme për të humbur peshë. Vendosni për të zier dy kërcej selino në një enë me 200 ml ujë. Çajin bimor mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.