Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para nisin të shfaqen shumë përpara. Alzheimeri dëmton pjesë të ndryshme të trurit, duke përfshirë kujtesën, inteligjencën, gjykimin. Pothuajse gjysma e personave të prekur me Alzheimer janë në mes të 75-ave dhe 85-ave. Ndërsa humbja e aftësisë njohëse është e pakthyeshme, shkalla e progresionit të sëmundjes ndryshon nga një individ te një tjetër.
Megjithatë, simptomat që manifeston pothuajse janë të njëjtat. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend, si p.sh., vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Atëherë kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.
Por cili është roli që ushqimet kanë në mbrojtjen e trurit, për pasojë edhe në parandalimin e Alzheimerit? Të gjithë e dimë që një regjim ushqimor i ekuilibruar ul rrezikun e diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve të zemrës, por ka ende paqartësi mbi rolin që këto ushqime mund të luajnë kur bëhet fjalë për Alzheimerin. Instituti i Shëndetit në Amerikë ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme që përmes ushqimit apo stilit të jetesës mund të arrihet në rezultatin e parandalimit të kësaj sëmundjeje, megjithatë kjo nuk duhet konsideruar një çështje e humbur. Studiuesit sugjerojnë ushqimet e duhura që ndihmojnë trupin dhe trurin tuaj.
PESHKU
Peshku ton, salmoni janë të pasur me acide yndyrore të shëndetshme, Omega-3, duke përfshirë acidin dokosahekzaenoik (DHA). “Në tru, DHA konsiderohet shumë i rëndë- sishëm për funksionimin normal të neuroneve”, thonë studiuesit. Ndaj edhe rekomandohet që të konsumohet sa më shumë peshk dhe të evitohet përdorimi i mishit të kuq.
PERIMET ME GJETHE JESHILE
Zarzavatet, spinaqi, brokoli janë burime të mira të vitaminës E. Ato po ashtu cilësohen të shëndetshme për të rritur aktivitetin normal të trurit.
FARAT E LULEDIELLIT
Farat e lulediellit janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës E. Ato mund të përdoren në sallatë, megjithatë duhet të bëhet kujdes me sasinë, pasi asnjëherë nuk duhet tepruar. Nëse kjo ndodh, atëherë efektet nuk janë ato që duam dhe presim.
KIKIRIKË DHE GJALPË
Edhe pse të dy janë të pasur me acide yndyrore të larta, kikiriku dhe gjalpi priren të jenë burim i yndyrave të shëndetshme. Gjithashtu, ata janë të pasur me vitaminë E dhe mund të ndihmojnë për të mbajtur zemrën e trurin të shëndetshëm dhe të funksionojnë siç duhet. Zgjedhje të tjera të mira janë bajamet dhe lajthitë./PANORAMA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.