Në fokus

October 1, 2019 | 10:12

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve rrit rrezikun e hipertensionit

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve (periodontiti) shoqërohet me një rrezik të lartë nga presioni i lartë i gjakut dhe kujdesi dentar për të kontrolluar periodontitin mund të favorizojë më mirë presionin e gjakut, kjo sipas 80 studimeve klinike të kryera në 26 vende, rezultatet e të cilave u botuan në revistën ”Cardiovascular Research”. Studimi u koordinua nga Francesco D’Aiuto i institutit dental ”Eastman” në University College London.

“Vëzhguam lidhjen mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe presionit të lartë të gjakut dhe arritëm në konkluzionin që sa më i rëndë të ishte periodontiti, aq më i madh ishte rreziku i hipertensionit për pacientin”, tha ai.

“Këto rezultate sugjerojnë që pacientët me periodontit duhet të marrin informacion në lidhje me rrezikun, ashtu siç shpresojmë që secilit pacient duhet t’i jepen rekomandimet e duhura për stilin e jetës, siç është praktika e aktivitetit fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, për të parandaluar presionin e lartë të gjakut”, theksoi D’Aiuto.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top