Sëmundja e Parkinsonit mund të fillojë në zorrë dhe të përhapet në tru nëpërmjet nervit vagus, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
Nervat vagus shtrihen nga truri në bark dhe kontrollojnë proceset e trupit të pavetëdijshëm si rrahjet e zemrës dhe tretjen e ushqimit.
Dëshmi të tjera për këtë hipotezë është se njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit shpesh kanë probleme gastrointestinale, siç janë kapsllëku, që mund të fillojë dekada përpara zhvillimit të sëmundjes.
Përveç kësaj, studime të tjera kanë treguar se njerëzit që më vonë do të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit kanë një proteinë në zorrët e tyre. që besohet se luan një rol kyç në sëmundjen e Parkinsonit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.