Në fokus

October 25, 2017 | 10:38

Sëmundja e Shekullit, rritet me shpejtësi numri i të prekurve nga depresioni

Mjekët psikiatër pohojnë se numri i personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor është dyfishuar për më pak se një vit. Vetëm në Poliklinikën Qendrore në Tiranë janë paraqitur mbi 8 mijë njerëz që kërkojnë mjekim.

mansad15june16_large

Ne në numrin e regjistrit tonë jemi sot rreth 8 mijë persona që janë paraqitur për të marrë shërbim. Në vitin e kaluar, gjatë këtij 10 mujori ka 4 mijë të paraqitur”, shprehet Arjana Rreli, psikiatre.

Shoqëria shqiptare po përjeton probleme të thella të shëndetit mendor. Fakti që janë tabu bën që ne të shohim vetëm një të shtatën e ajsbergut, pohojnë mjekët psikiatër. Sipas tyre, në 2020, depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë sëmundje kardiovaskulare.

Pavarësisht shumë fushatave ndërkombëtare dhe kombëtare sensibilizimi që synojnë ta trajtojnë shëndetin mendor si çdo sëmundje tjetër, rezultatet janë modeste. Shumë i mbajnë këto sëmundje i mbajnë sekret edhe nga familjarët më të afërt, por e mbijetuara e shqiptarëve të sulmeve të Nice-s duket se ka vendosur ta mund edhe stresin që ato ngjarje i lanë “Siç mjekohet stomaku, siç mjekohet zemra edhe truri duhet të mjekohet”, shprehet shqiptarja e mbijetuar e sulmeve në Francë./ TCH

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top