Dëshmi

November 2, 2018 | 10:53

Sëmundja nuk zgjedh! Infermierja që kujdesej për pacientët me kancer, humb betejën me këtë sëmundje…

Laura Harris, 43 vjeç, infermiere në fushën e onkologjisë iu dorëzua betejës me kancerin mëngjesin e të mërkurës. Pas diagnostifikimit me kancer në zorrën e trashë vitin e kaluar në shkallën e katërt, bashkëshorti i saj Paul bashkë me miqtë mblodhën rreth 100.000 paund në një faqe fondesh për trajtimin e Laurës.

Menjëherë pas fillimit të kurimit mjekët i dhanë shpresë se kanceri ishte zhdukur por kjo lumturi nuk zgjati shumë. 2 muaj më vonë ajo u sëmur përsëri dhe këtë herë gjendja ishte tepër serioze.

“Asnjëherë nuk ndjeva nevojën për të të shkruar në ‘Facebook’ sepse kisha nderin të kisha kohën dhe të isha në shoqërinë tënde dashuria ime. Por sot dua që ti dhe të gjithë njerëzit që ke ndihmuar në jetën tënde të dinë se unë jam këtu, do të të pëshpëris në vesh dhe do të të shtrëngoj dorën gjatë gjithë kohës, derisa ti të jesh gati të ikësh bashkë me erën. Gjithmonë i joti, bashkëshortja ime, shpirti im binjak, gjithçka e imja”’- shkruan Paul në ‘Facebook’ pak para se ajo të ndërronte jetë.

Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmave të vazhdueshme nëna e dy fëmijëve nuk ja doli të mbijetonte por ajo asnjëherë nuk nguroi të rriste ndërgjegjësimin me postimet e saj kundër kancerit në zorrën e trashë.

Çfarë është kanceri i zorrës së trashë?

Kanceri ndikon në zorrën e madhe, e cila përbëhet nga zorra e trashë dhe rektumi. Këto tumore zakonisht zhvillohen nga rritjet para-kanceroze, të quajtur polyps.

Simptomat përfshijnë:

  • Gjakderdhje
  • Probleme në zorrën e trashë
  • Humbje të papritur të peshës
  • Lodhje
  • Dhimbje në pjesën abdominale

Personat më të rrezikuar janë ata:

  • Mbi 50 vjeç
  • Ata që kanë patur dikë në familje me këtë sëmundje
  • Ata që bëjnë një jetë jo të shëndetshme.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top