Këshilla & Arsye

January 30, 2019 | 10:31

Sëmundja serioze që fshihet pas dhimbjeve të vazhdueshme të fytit

Sipas një studimi të fundit, mjekët ORL që ndeshen me pacientë të cilët kanë dhimbje të vazhdueshme të fytit, si dhe vështirësi në frymëmarrje, në përtypjen e ushqimit ose dhimbje të veshit, duhet të marrin në konsideratë edhe kancerin si shkak.

Aktualisht, rekomandohet që pacientët që e kanë vazhdimisht zërin e ngjirur ose ju shfaqet një gjëndër në qafë, të kontrollohen për kancer të fytit dhe laringut. Gjithsesi, shkencëtarët thonë që kjo nuk duhet t’i alarmojë pacientët.

“Dhimbja e fytit në vetvete nuk lidhet me kancerin laringal”, thotë shkencëtari Weilin Wu, nga Qendra Kërkimore e Kancerit në Britani.

Laringu është pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gurmaz. Në Britani, çdo vit raportohen 2000 raste të reja me kancer të laringut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top