Njerëzit me sëmundje vaskulare, të cilat shkaktojnë dëmtime në retinën e syrit janë të predispozuar të kenë probleme me të menduarit dhe aftësinë e memories. Në këtë përfundim kanë arritur disa studiues, pas një studimi mbi çështjet e neurologjisë, që u botua në një revistë mjekësore amerikane.
Dëmtimet në retinë quhen retinopati. Problemet me enët e vogla të gjakut në sy mund të jenë tregues i problemeve të enëve të gjakut në tru, që lidhen më pas me probleme mendore. Sipas studimit, një dëmtim specifik në sy mund të jetë gjithashtu tregues i problemeve me shëndetin dhe funksionimin e trurit.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.