Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose të fytit gjatë frymëmarrjes kur një person është duke fjetur. Gërhitja është e padëmshme, por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit, mund të sjell jo pak probleme për shëndetin.
Çfarë i shkakton gërhitja trupit
Kjo ndërprerje e vazhdueshme e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të jetë një armik i heshtur i zemrës dhe trurit tuaj. Sipas studimeve bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga gërhitja shkakton probleme në organizëm. Kjo sepse kur ndodh ky proces, trupi nuk mbushet me oksigjen për disa sekonda apo në raste të veçanta edhe minuta. Mungesa e oksigjenit shkatërron qelizat e trurit dhe nuk e lejon zemrën të pompojë gjak rregullisht. Kur gërhitja është e vazhdueshme edhe këto probleme që prekin trurin dhe zemrën janë të vazhdueshme. Në këtë mënyrë mund zhvillohen sëmundje si ishemia, arresti kardiak apo hipertensioni. Për personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare rreziku është akoma më i madh, pasi zemra mund të jetë edhe më e dobët.
Kush janë më të rrezikuarit
Më të rrezikuarit janë burrat në moshë madhore dhe mbi peshë, por nuk bëjnë përjashtim as fëmijët që vuajnë nga obeziteti. Faktorë të tjerë që mund të provokojnë gërhitjen janë duhani, alkooli, apo edhe ilaçet e ndryshme të gjumit. Jetesa abuzive mund të jetë një element kyç që pret si cilësinë e gjumit ashtu edhe atë të organeve brenda në trup. Kështu mundohuni që të kini kujdes me kilet e tepërta apo stilin e përditshëm të jetesës duke e evidentuar plotësisht.
Si ta ndaloni gërhitjen në mënyrë natyrale
Një ndër kuruesit më të mirë neutral kundër gërhitjes gjatë natës është vaji i ullirit. Për të shpëtuar gjumin dhe shëndetin tuaj, përdorni kurën me vaj ulliri çdo natë para se të flini.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.