Nëse vëreni që ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, nuk duhet ta anashkaloni. Edhe pse ju dukeni krejtësisht mirë dhe shëndetshëm kjo nuk do të thotë që çdo gjë është në rregull.
Ndryshimi i ngjyrës mund të thotë që ju mungojnë vitaminat, por mund të tregojë edhe për shumë probleme të tjera, të cilat kërkojnë ndihmë mjekësore.
Gjuha e zezë
Puçrrat në majë të gjuhës, ndonjëherë mund të marrin ngjyrë të zezë për shkak të grumbullimit të baktereve dhe kërpudhave. Gjithashtu, sipërfaqja e gjuhës mund të ndryshojë ngjyrën për shkak të ndonjë ushqimi, pijeje, duhani… Shkaktar i tyre shpesh është higjiena jo e mirë e zgavrës së gojës. Kjo gjendje e gjuhës është e parrezikshme, por si pamje duket e keqe.
Edhe ndonjë antibiotik apo ilaç tjetër, si për shembull, mjetet për shpëlarjen e gojës mund të jenë shkaktar i ngjyrës së zezë në gjuhë. Mund të jetë edhe për shkak të dehidratimit të organizmit, si dhe për shkak të sasisë tepër të madhe të kafesë.
Kërkoni këshillë nga mjeku nëse kjo gjendje zgjat më shumë se dhjetë ditë.
Gjuha e verdhë
Njësoj si gjuha e zezë, edhe ngjyra e verdhë në gjuhë është rezultat i grumbullimit të baktereve. Veç kësaj, puçrrat mund të jenë përreth gojës tepër të thata, përkatësisht nëse trupit i mungon uji, nëse merrni frymë nëpërmjet gojës (në vend që të merrni nëpërmjet hundës), nëse temperatura e trupit është e lartë, nëse nëpërmjet gjuhës kalon tym duhani…
Zgjidhja është të lani rregullisht gojën dhe të pini ujë vazhdimisht.
Gjuha e bardhë
Në këtë rast shkaktarët janë të shumtë. Mund të jetë dehidratimi, por edhe për infeksion oral. Kjo është sëmundje e gjëndrave të zgavrës së gojës me ndonjë kërpudhë nga familja Candida, e cila në të shumtën e rasteve sulmon njerëzit me imunitet të dobët. Gjithashtu mund të shfaqet dhe te pacientët të cilët pinë antibiotikë të fuqishëm.
Ngjyra e bardhë në gjuhë mund të shfaqet edhe tek leukoplakia – gjendje për shkak të së cilës krijohen njolla të bardha në zgavrën e gojës. Fjala është për plagët të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillim të karcinomës, theksojnë ekspertët.
Burimi / http://www.gazetamonitor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.