Stresi ndalon aftësinë tonë për të qenë të efektshëm, shkakton shumë dëmtime në shëndetin tonë, në produktivitet, në marrëdhëniet tona dhe në përgjithësi në cilësinë e jetës sonë. Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet, që shkaktohen si pasojë e stresit.
Sindroma e zorrës së irrituar
Kjo sindromë prek me miliona njerëz. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga shenjat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.
Djersitje e tepërt
Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine.
Kërcitje e dhëmbëve
E njohur si “bruxism”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar, duke qenë se shenja kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.
Rënie të flokëve
Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve.
Pagjumësi
Stresi dhe netët e gjata pa gjumë shoqërojnë njëra-tjetrën.
Lodhje
Lodhja shkaktohet si pasojë e pagjumësisë dhe stresit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.