Në fokus

August 31, 2016 | 12:54

Sëmundjet sociale që “burojnë” nga kafenetë

DiolaKafenetë janë të mbushura plot me burra dhe gra nga mëngjesi deri në darkë vonë.

 

Kafeneja gati-gati është bërë si një oborr ku të gjithë rrinë dhe merren me të gjithë, me përjashtim të vetes së tyre. E pse të merren me veten e tyre, ajo është puna e tjetrit! Këta të rritur që e kalojnë ditën kryesisht në kafene, në një pjesë të ditës marrin dhe të parritur, të cilët i kanë nën përgjegjësi. Ajo që të çudit më shumë sesi të dy palët, të rritur dhe të parritur, bezdisin njëri-tjetrin. Duke bërë muhabet, të rriturit i lëshojnë nga një zë të parriturit: “Kujdes mos bëj ashtu, më mërzite, do t’i them babit, do t’i them mamit, të shohësh ti pastaj, mos e hiq xhupin se do ftohesh, mos vrapo se bëhesh me djersë” dhe pafund shprehje të tilla padurimi dhe frike, por aspak përgjegjësi, respekt apo një lloj vetëdije, se janë të rritur dhe duhet t’i zgjedhin veprimet dhe fjalët e tyre.

Këto praktika të jetuari, të cilat janë shfaqur pas viteve ‘90-të janë malinizuar dhe ç’është më e keqja, ashtu heshturazi, kanë pushtuar të gjithë psikën tonë dhe nuk na lënë të dallojmë të keqen, që po i bëjmë psikës tonë kolektive dhe individuale.

Pa dashur, kemi ndërtuar një model, që një ditë, kur të ndërgjegjësohemi dhe të na hapen sytë, nuk do të dimë nga t’ia fillojmë. Po helmojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kjo indiferencë e të rriturve, femër apo mashkull, që rri gjithë ditën, edhe kur punon (sepse nuk mendon, por punon mekanikisht), do të ketë një kosto të lartë, duke filluar nga sistemi i vlerave dhe modeleve, që nuk po lejojmë të ndërtohen. Një shoqëri që xhiron në stanjacion, prodhon vetëm sëmundje sociale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top