Çfarë do të ndodhë nëse papritur ekspozohemi ndaj baktereve vdekjeprurëse që nuk kanë qenë në atmosferë për mijëra vite? Këtë mund ta zbulojmë shpejt pas shkrirjeve si pasojë e ngrohjes globale. Ngrohja globale po shkakton shkrirjen e permafrosteve, tokë që ka qenë e ngurtë për mijëra vite. Me shkrirjen e tyre rrezikohen të përhapen në ambient viruset dhe bakteret e lashta. Këto baktere dhe viruse vdekjeprurëse mund të rilulëzojnë sërish.
Viruset quhen gjigantë pasi janë shumë më të mëdhenj se ato normalë. “Pithovirus sibericum” ishte dhjetë herë më i madh se virusi HIV. Ajo që është më e çuditshme për Claverie dhe skuadrën e tij, ishte se ky virus është ende infektues. Fatmirësisht objektiv i këtij virusi janë amebat dhe nuk përbën rrezik për njerëzit. Por, viruset gjigante mund të jenë të dëmshme edhe për njerëzit. Teksa ekspozimi ndaj këtyre viruseve gjigantë është rrezik, me ngrohjen globale kanë nisur të rishfaqën disa sëmundje që shoqëria moderne mendonte se i kishte zhdukur. Në vitin 2016, një 12-vjeçar në Rusinë Veriore vdiq nga antraksi. Për këtë epidemi, e cila preku 20 persona, u fajësua ngrohja në Polin e Veriut.
Temperaturat janë rritur mesatarisht me 0.43 gradë Celsius në 10 vitet e fundit në Rusi. Shkencëtari Alexei Kokorin tha për “The Guardian” se ngrohja globale kishte nisur të shkrinte permafrostet që përbëjnë pjesën më të madhe të Rusisë dhe kjo mund të sjellë shpërthimin e shumë epidemive dhe sëmundjeve që mendohet se janë zhdukur shumë kohë më parë. Shkencëtarët, po ashtu, paralajmërojnë se me ngrohjen globale vendet veriore që tani janë të ftohta do të jenë më të ekspozuara ndaj sëmundjeve dhe epidemive “jugore” të tilla si malaria, kolera etj. Ndërsa në vendet e ngrohta ngrohja globale tashmë po shfaq efekte shkatërruese në jetët e njerëzve. Në vendet e Amerikës Qendrore sëmundjet kronike të veshkave janë në rritje dhe për këtë shkak është dehidratimi i lartë dhe i shpeshtë./tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.