Studim

March 27, 2018 | 11:26

Sensori i dhëmbëve që mat çdo vlerë ushqyese

Zbulimi i ri nga shkencëtarët në Universitetin amerikan Medford mundëson një sensor dhëmbësh, i cili nëpërmjet rrjetit Wi-Fi regjistron të gjitha ushqimet që konsumojmë brenda ditës dhe gjen vlerat ushqyese në organizëm.

Sensori prej 2 milimetrash është fleksibël dhe ai vendoset në dhëmbë, pa efekte anësore. Ai mund të mbledh gjithë informacionin mbi ushqimet që konsumojmë, përfshirë edhe pijet.

Të dhënat raportohen në kohë reale dhe aty mund të shihen gjithë vlerat ushqimore dhe kimikatet.

Ai mund të programohet në atë mënyrë që të prodhojë një zë nëse ne, për shembull, kemi ngrënë tepër ëmbëlsira, ose e kemi tepëruar me alkoolin.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top