Ushtrimet ndihmojnë kujtesën tek të rriturit. Duke pasur parasysh që kjo periudhë është e ngarkuar me provime dhe testime për fëmijët, pse të mos përpiqeni të përmirësoni përgatitjen e tyre duke ju stimuluar kujtesën me disa lëvizje të shëndetshme.
Ndër truket më të mira për të marrë maksimumin nga të mësuarit në shkollë, mund të jetë gjithashtu aktiviteti i shëndetshëm fizik. Një hap i vetëm mund të jetë i mjaftueshëm për të përmirësuar kujtesën e fëmijëve. Për të treguar këtë lidhje midis aktivitetit fizik dhe kujtesës është publikuar një studim i Universitetit të Marylandit, botuar në Journal of the International Neuropsychological Society.
Sporti ndihmon trurin
Duke u nisur nga supozimi se aktiviteti fizik, sidomos ai i moderuar në mënyrë të rregullt, rrit volumin e hipokampusit dhe ndihmon ruajtjen e kujtesës, hulumtuesit amerikanë kanë analizuar efektet në kujtesë pas disa seancash trajtimi intensiv në njerëz të moshave 55-85 vjeç. Studiuesit shqyrtuan rrjetin nervor të lidhur me kujtesën semantike e cila, siç dihet, tenton të përkeqësohet me rritjen e moshës.
Kujtesa e përmirësuar
Vullnetarëve iu kërkua të mbanin mend emrat e personazheve pak ose aspak të famshëm. Këta njerëz më pas iu nënshtruan rezonancës funksionale magnetike në mënyrë që të vlerësohej aktiviteti i trurit të tyre. Analizat u kryen dy herë, një herë gjysmë ore pas një stërvitjeje më biçikletë, dhe herën tjetër në një ditë pushimi. Duke marrë parasysh aktivitetin e trurit, u kuptua se si vullnetarët kujtonin më lehtë emrat pas aktivitetit fizik. Kujtesa më pas rezultoi se u rrit pas një faze trajnimi.
Vetëm një stërvitje është e mjaftueshme
Një rezultat i rëndësishëm që, siç theksohet nga ky studim e nxjerr në pah mundësinë e rrjetit nervor për t’u lidhur me kujtesën semantike nga një seancë e vetme e ushtrimeve fizike. Bërja e aktivitetit fizik bën që truri të plaket më ngadalë duke e bërë më të lehtë për të kujtuar. Kjo funksionon si tek të moshuarit ashtu edhe tek të rinjtë.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.