Këshilla & Arsye

July 6, 2017 | 19:02

Sezoni i pushimeve/ Librat që ju sugjeron psikologia Anxhela Peza

Për një masë të gjerë të lexosh do të thotë të njihesh me historitë e një dashurie, e një romani nëse ata përfundojnë bashkë apo jo. Në fakt nuk është gjithmonë kështu. Kultivimi me librat nuk ka gjithnjë lidhje me fëmijërinë, koha ka treguar se shumë njerëz kanë filluar të lexojnë vonë. Një nga hobet e bukura të verës pa lodhje dhe me shumë dobi është pikërisht leximi.

images2

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

1. Këtë verë do sugjeroja librin “Letër e Harruar” Nina George. Edhe pse vitet e jetës e jetës i rëndonin në supe farmacia e librave të tij shëbenin si një balsam për njeriut. Historia e këtij librin ka të bëjë kryesisht me moshën e tretë. Brenda librit do të gjeni mjaft shprehje të bukura.

2. Për të rinjtë-“Dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie” Mitsi Valaka çdo gjë në libër do ju surpriozojë.

3. “Si të jesh parisene” Anne BerestAudrey DiwanCaroline de MaigretSophie Mas një libë zbavitës, që të bën të qeshësh e të kënaqesh nën rrezet e diellit në shezlong, të rinjtë adoleshentë do të argëtohen.

4. Për fëmijët autori mbret i tyre mbetet Victor Conosinaj. “Qeni Milioner” një libër edukues mbi vlerat e formuara të fëmijës herët nga mosha 9-12 vjeç.

3.Për kolegët e mi psikologë “Bijtë e gënjeshtrës” – M. Scott Peck
Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.

4. Krijesat e një dite” Irvin Yalom -Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës.

5. “Libri i Psikologjisë” Anxhela Çikopano -Nuk mund t’i njohim gjërat siç janë “në vetëvete”, por vetëm ashtu siç i përjetojmë ato… Përvoja njerëzore, me gjithë tragjeditë dhe traumat e saj, frymëzimet e pasionet dhe rrezen thuajse të pafundme të mundësive, kodohet nga “thjerrëzat” vetjake, nëpërmjet të cilave e shohim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top