Aktualitet

August 4, 2025 | 15:30

Sfida e stabilitetit në Kosovë dhe Shqipëri, në fokus vlerësimet e inteligjencave zyrtare për sigurinë rajonale

 

Në një kohë të sfidave të mëdha globale dhe rajonale, Kosova dhe Shqipëria po përballen me presione serioze që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre. Këto sfida nuk janë vetëm politike dhe ekonomike, por prekin thellësisht edhe psikologjinë dhe mirëqenien sociale të popullatës.

albina-hyseni

Shtetet në rrezik destabilizimi sipas inteligjencave amerikane dhe evropiane

National Intelligence Council (NIC) në raportin e tij të vitit 2024 thekson se mungesa e formimit të Qeverisë së Kosovës krijon një boshllëk institucional, i cili rrit ndjeshëm rrezikun për ndikime të jashtme dhe destabilizim të brendshëm. Ky vakum politik është identifikuar si faktor kryesor i dobësimit të stabilitetit në Kosovë.

Gjithashtu, raportimet zyrtare të CIA-së dhe FBI-së konfirmojnë se në këtë periudhë në Kosovë po rritet ndikimi i grupeve kriminale dhe aktorëve të jashtëm, përfshirë ndikimet nga Rusia dhe Serbia, që synojnë të dobësojnë institucionet legjitime. Inflacioni mbi 8% dhe rritja e çmimeve për produktet bazë po përkeqësojnë mirëqenien sociale dhe ekonomikisht, duke nxitur emigracionin e të rinjve.

 

SHISH dhe sfidat e luftës hibride në Shqipëri dhe Kosovë

Raportet e Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH) për vitin 2024 dokumentojnë aktivitetet e shërbimeve sekrete të huaja, kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat po përdorin luftën hibride në formë fushatash dezinformimi dhe sulmesh kibernetike për të minuar besimin qytetar në institucionet shtetërore.

Në takimet institucionale me homologët amerikanë në maj 2025, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve të inteligjencës shqiptare në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe parandalimit të kërcënimeve hibride.

kosova-1

AKI dhe sfidat në Kosovë

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) në raportet e saj të vitit 2024 dhe dëshmitë para komisioneve parlamentare ka identifikuar me saktësi se në veri të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë struktura paralele serbe, të cilat pengojnë sovranitetin e shtetit dhe përbëjnë burim të vazhdueshëm tensioni.

Për më tepër, AKI raporton për përpjekje të grupeve radikale me lidhje të drejtpërdrejta me ndikime nga Rusia dhe Serbia, që rrisin rrezikun e destabilizimit. Mungesa e qeverisë së re përkeqëson situatën dhe ul besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

 

SOA Kroate dhe kërcënimet në Ballkan

Në raportin vjetor të Agjencisë Kroate të Inteligjencës (SOA) për vitin 2025 theksohet rreziku i përshkallëzimit të konflikteve në veri të Kosovës, ku grupet paralele serbe me mbështetjen e Rusisë synojnë të minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. SOA nxit bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar dhe rajonal për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Po ashtu është shqetësuese dhe ndikimi psikologjik dhe social te qytetarët, sepse në këto kushte, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë përjetojnë pasoja psikologjike të thella si zhgënjimi dhe pasiguria rriten kur institucionet dështojnë të ofrojnë stabilitet dhe perspektivë. Largimi i të rinjve është shenjë e humbjes së shpresës dhe besimit në të ardhmen. Ndjenja e braktisjes nga institucionet ushqen ankthin, depresionin dhe izolimin social. Ky vakum emocional i jep terren edhe ndikimeve negative, përfshirë propagandën dhe manipulimin.

Situata kërkon përgjigje të menjëhershme dhe të koordinuar me fokus si përshpejtimin e formimit të institucioneve funksionale dhe të qeverisë së Kosovës. Forcimin e bashkëpunimit te ndër inteligjentësh për parandalimin e kërcënimeve hibride. Nxitjen e programeve sociale dhe psikologjike për mbështetje të qytetarëve dhe ringjallje të besimit. Përmirësimin e transparencës dhe komunikimit institucional për të fuqizuar pjesëmarrjen qytetare.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top