Tri pika refleksioni nga Maria Rita Parsi, psikologe, autore e librit “I brishtë si një burrë”.
Sfida është një trashëgimi biologjike, që vjen prej miliona vitesh evolucion, qysh kur burri i paleolitit ishte një gjuetar mamuthësh…
Po, sfida është në natyrën mashkullore. Në tributë e lashta ishte e nevojshme për të lënë trashëgimtar, pra për të joshur gratë, për të luftuar, për të mbrojtur familjen nga kafshët ose akoma më shumë, për të braktisur fshatin dhe për t’u përballur me aventura të reja. Kësisoj, shija për rrezikun ka mbërritur deri te ne. Është e pandashme nga burrat, dhe gratë as duhet e as munden t’i kuptojnë deri në fund, por thjesht t’i respektojnë.
Burrat urrejnë të jenë të qortuar
Ndërsa gratë në përgjithësi i përballojnë sfidat së bashku, me qetësi, ose me mbështetjen e një mikeshe, burrat e bëjnë vetëm. Dhe druhen se mos femra bën vërejtje… Të sfidosh, për burrat është të presësh kordonin ombelikal. Një mënyrë për t’u shkëputur nga ngrohtësia, kontrolli ose kontakti me nënën. Të lësh sigurinë fillestare dhe të përballesh me botën jashtë. Me kurajë. Do të thotë të ndryshosh, të rritesh. T’i rezistosh frikës së largimit dhe braktisjes. Dhe të vetëdijesohesh për natyrën tënde, për ndryshueshmërinë nga gratë. Kështu jeta kalohet mes një serie sfidash, që do të thotë fitoresh, duke u kthyer në gjirin e gruas: si shok, si baba, si burrë.
Për burrat vlen shumë rezultati i arritur
Për meshkujt është e rëndësishme të jesh fitimtar. Përkundrazi për gratë vlen procesi, mënyra se si arrihet në destinacion, bagazhi që na çon përpara dhe mbushja gjatë ecjes. Gratë janë më shumë të interesuara për fabulën, sesa për finalen. U besojnë përrallave si mësuese të jetës: princi vjen gjithnjë në fund dhe zgjidh gjithçka me një të puthur. Por deri atëherë, ku ka qenë? Mekanizmi i bën burrat që të arrijnë në momentin e fundit, duke luajtur rolin e shpëtimtarit. Në natyrë pastaj, është palloi mashkull që vë në pah mrekullinë e bishtit të tij për të joshur. Është si të thuash: “Tani do të të bëj të admirosh bukurinë time. Për të të fituar”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.